Kur krijova këtë faqe, nuk e bëra me idenë që të ishte një hapësirë e bardhë, ku historitë do të jepnin vetëm ndikimin e parë të leximit të diçkaje të re dhe asgjë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që nuk dua të bëj. Historia është ajo që informon breza të panumërt, u tregon atyre për të kaluarën, çfarë ndodhi kur lindi dielli dhe kur perëndoi dielli, kur hëna u ngrit në qiell dhe u fsheh pas maleve. Historia është një labirint në të cilin ka gëzim dhe trishtim, të qeshura dhe të qara, ka të vërtetë, trillime, fjalë për fjalë dhe fjala krijon fjalë. Historia tregon historinë dhe historia i tregohet botës. Sinqerisht, Edlir!
” Vajza Shqiptare per 10 muaj ne Kine “
” Vajza Shqiptare per 10 muaj ne Kine “

” Vajza Shqiptare per 10 muaj ne Kine “


Ate pasdite Marsi pash per here te pare rete nga dritarja e vogel e avionit, ishte si nje oqean i madh qe perhumbeshe ne te, ne fakt u perhumba, ja ashtu si neper filmat vizatimor ku zanat luajn mbi re, une nuk isha keshtu, une isha ndryshe.
Une jam Emili, jo ajo Emili ne Paris qe keni pare ne filem, une jam ketu me ju, nje vajze nga Tirana, nje vajze me syze qe urren rrjetet sociale, pak e ndrojtur nga njohjet e reja, e distancuar nga turma e madhe por e guximshme aty ku duhet. Mos u shqetesoni nga titulli sepse nuk do ju tregoj per Kinen e madhe dhe te shume zhvilluar, nuk do ju tregoj as per ndertesat e madha e as per teknologjin e avancuar, nuk do ju tregoj as per ushqimin dhe kulturen Kineze, do ju tregoj ate qe njeriu e kalon minimumi nje here ne jete, ashtu sikurse edhe une, por per mua ishte ndryshe, me lejoni t’ju tregoj historin e nje vajze Shqipatre ne Kine.
Po, tani jam ne Kine, studioj administrim biznesi dhe punoj si mesuese anglishte.
Ate dite po pikonte pak shi kur u nisa nga shtepia per ne universitet, ndodhej ne Shangai, me duhej te merrja trenin ne metro per te shkuar aty ku une studioja. Duke ngjitur shkallet e universitetit me nxitim sepse shiu sa po fillonte dhe po dendej, dikush vjen pas meje dhe me thot:
-” Prit mos nxito sepse do rrezohesh, mund te te shoqeroj une me cader.”
Ishte nje djale i gjate, syte, vetullat, floket ishin te zinje si qymyri, nuk e di c’me gjeti por trupi dhe syt e mi nuk po i pergjigjeshin mendjes time, iku diku neper hapsire, nderkohe une isha aty posht cadres se tij, po dridhesha si erashkat e madamve Parisiene, nuk e kisha perjetur kurre kete gje dhe aq me pak te me ndodhte, te pakten deri me tani. Se di, nuk di c’te them…
Tani e kuptuat se cfare do ju tregoj, po po e kuptuat.
Ate dite duke dhene mesim ne klase syte me qendronin nga shkallet e universitetit ku ai erdhi pas meje, shikoja si e hutur me shpresen qe do kalonte aty dhe do e shikoja perseri por jo, nuk po kalonte, prit mbase kalon tani, ja edhe pak, edhe pak, nuk i dihet mbase ka ngecur ne trafik dhe do kaloje per nje minute, ja do pres dhe pak dhe do vazhdoj mesimin.
-“Mesuese Emili, e mbarova detyren, kam 10 minuta.”
-“Oh dreq aty kuptova qe kisha 10 minuta ne dritare si idiote duke pitur ate, c’me thot mendja keshtu xhanem, mbildhe veten Emili.”
Kaluan 10 dite pa kuptuar dhe e kisha harruar fare si njeri. Por ne diten e 10 sebashku me koleget e punes shkuam ne nje bar ku kishte muzike live, dakort nuk jam tipi i ketyre por shkova, e pranoj ishte vend i bukur. Prit cfare po shikoje, mos ndoshta, jo, jo, s’ka mundesi i thash vetes.
-“Eshte ai, eshte ai, i thash koleges time, eshte djali qe me ndaloi ate dite me cader.”
Por kete here ishte aty siper ne skene duke kenduar dhe duke luajtur ne kitare, ishte kaq.. uhh po ndjej perseri ate dridhjen, e njejta si ate dite, sot e degjova duke kenduar per 10 minta, pa ndaluar. Kjo sedra ime e kalbur qe s’me la te shkoja per ta pershendetur, kisha turp a frike, nuk e dija cfare kisha, thjesht nuk pata guxim te shkoja, ndaj ika, si shushke qe jam.
U futa ne Google dhe kerkova emrin e lokalit ku ai luante muzik live, dhe ne diten e 10 te c’do muaji ai ishte atje per kenduar, ndaj prita diten e 10 te muajit tjeter per te shkuar perseri ne barin ku ai kendonte, qe praktikisht i bie gati 1 muaj pritje, ndaj do prisja.

E hena e fundit e Marsit, dhe perseri po nxitoja per ne universitet ku duhet te jepja mesim dhe isha me vones, gjithsesi mbrrita ne klase, klasa ime eshte numri 10 lenda anglisht, dhe me frymen qe po me merrej, me floket e shpupurritura me te cilat nxenesit po qeshinin, syt pergjumesh futem ne klase.
– ” Miremengjes, ju kerkoj ndjes per vonesen. Fillojm mesimin tek kapitulli i ri. Dreqin, thash me vete, nuk paska shkumsa, o Zot nuk qenka dita ime kjo e sotmja. Ju lutem me prisni pak sa te marr shkumsa.”
Klasa perballe meje ishte klasa numer 10 ashtu si une, por dega e letersis, bej te futem brenda per te kerkuar shkumsa dhe…
-“Pershendetje, keni shkuu… shkums… keni shk… ohh dreqi e marrte.”
-“Me fal, dreqin? Per t’me thene dreqin e marrte erdhe ketu?”
– “Jo, jo me fal nuk erdha per kete, nuk desha te them kete, ju kerkoj ndjes, erdha per te kerkuar shkumsa sepse nuk kam.”
-“Dakort, mund te marresh sa te duash.”
I marr shkumsat me nxitim si hajdute dhe dal nga klasa si e cmendur. Ai jepte mesim perballe me klasen time? Dreqi e marrte perseri.
Pas 10 minutash ai vjen tek une dhe me thote: -“Ne oren 10 kemi pushimin, te pres posht tek kafja e universitetit.”
Porositem te dy makiato te gjate, dhe nje cop kek, u ulem tek tavolina qe ishte me pamje nga sheshi i Shangait, dhe..
“Ai quhej Sayid (Said) ishte nga Shangai, 10 vite me i madh se une, luante tek banda muzikore per te mbledhur fonde bamiresie per femijet ne jetimore, kishte 10 vite qe jepte mesim aty si mesues letersie qe nga koha kur kishte mbaruar studimet, kishte shkruajtur 2 libra te cilet i kishte publikuar dhe nderkohe ishte duke shkruajtur librin e trete qe e kishte drejt fundit. Dhe sa per mua, asgje nuk ishte rastesi. Kur une isha emerur si mesuese anglishte ne universitetin e Shangait pas shume aplikimeve qe kisha bere, aplikimi im i 10 me sa duket i kishte rene ne dore Sayidit.
Sayid: -“Ishte mengjes dhe sapo isha futur ne zyre, ate dite nje nga punojset e burimeve njerzore hyn dhe me tregon per aplikimin tend, ma la aty per ta analizuar dhe largohet, e marr ne dore… fotoja jote, ishte kaq paster dhe e thjesht dukej ne foto se syt e tu tregonin qe doje shume te vije ne Kine. Kam qeshur ne fund, sepse kishe shkruajtur, “Ju lutem me pranoni sepse eshte aplikimi im i 10.” hahah ajo ishte e bukur, jo c’do kush do guxonte qe te shkruante nje gje te tille kur behet fjale per aplikim pune, une nuk do e kisha bere.”
-” Ahhh ajo fjala, jo jo te lutem mos ma permend, as vete nuk e di si e bera, uhh sa turp.”
– ” Jo, ishte shhume e bukur, nese nuk do e kishe shkruajtur ate fjale me siguri nuk do te kisha pranuar.” -“Vertete?!”
-” Hahaha po, une kesaj i them guxim budallai, por qe ia vlejti.”
Dhe vertete ia vlejti, ne takoheshim c’do dite aty ne oren e pushimit dhe rrinim me ore te gjata pa e kuptuar, me besoni ishte njeri me i ditur qe kam takuar ne jeten time, syte e tij flisnin aq shume, degjonte muzike te lehte dhe i adhuronte embelsirat. Mengjes pas mengjesi une i gatuaja embelsire ne shtepi dhe ia sillja tek klasa, ishte me e pakta qe mund te beja per te pasi prej atij une isha aty.  Sayidi me tregoi Pekinin, Shangain, Hon-Kong, me tregoi kaq shume, me tregoi per boten e tij, por une kisha gjithe boten kur isha me te. Ne diten e 10 tonen, shkuam ne Hon-Kong per te pare nje festival qe behej ne qender te qytetit. Ndjeva nje dore burrerore por aq edhe te ngrohte qe me rrethoi ne kraharorin e tij, po, aty ishte puthja jone e pare, ne diten e 10. Muaj pas muaji krijuam nje lidhje si ne librat Shekspiriane, darka bashke, udhetime ne c’do qytet te Kines, gatime darkave ne shtepit tona, dhurata te personalizuara, 9 muaj si 9 jete. Ne muajn e 10 tonin, marr nje telefonat qe me detyron te kthehem ne Shqiperi, babi im, ai… epo tek e fundit, ky eshte ligji i jetes.
Sayid me shoqeron ate dite per ne aeroport, dhe:
– “Do jem ketu, mos qaj, per 10 jave do jem ketu.”
-“E di, e di qe do jesh ketu, por Emili, me duhet te te them dicka perpara se te largohesh ne Shqiperi, une…”
-“Jo Sayid, mos ma thuaj, ma thuaj kur te kthehem, te jete kjo nje arsye per kthimin tim.”
Nuk e kisha pare kurre Sayidin aq te dyshimit, aq te brengosur, me siguri ka dashur te me thoshte dicak me rendesi, mbase ka dashur tme propozoj, uhh c’them keshtu.
-“Ju lutem, pasagjeret te lidhin rripin e sigurimit, fluturimi per ne Shqiperi nise pas 10 minutash.”
U largova dhe Sayidin e lash aty bashk me ate cfare kishte per t’me thene.

( Java e 10 dhe e fundit ne Shqiperi )
4 dite para se te nisesha per ne Kine, Sayid me telefonon dhe:
-Ne minuten e 1 te telefonates me tha: – ” Hey Emili si je? Mos u pergjigj , me lejo te flas pa me nderprer, me lejo te lutem, ate dite ne aeroport nuk e di pse nuk pata guxim qe …
-Ne minuten e 9 te telefonates, me tha: – Emili…me fal, te lutem me fal, te kam tradhetuar. Une nuk… dua te te them… uhh… Te dua, Sayidi ”
Dhe ne minuten e 10 te telefonates, ajo qe degjova ishte thjesht: pip, pip, pip…
Fund!

Faleminderit Emili per rrefimin qe me besove!
Gazetar : Edlir Reka

Leave a Reply

Your email address will not be published.