Kur krijova këtë faqe, nuk e bëra me idenë që të ishte një hapësirë e bardhë, ku historitë do të jepnin vetëm ndikimin e parë të leximit të diçkaje të re dhe asgjë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që nuk dua të bëj. Historia është ajo që informon breza të panumërt, u tregon atyre për të kaluarën, çfarë ndodhi kur lindi dielli dhe kur perëndoi dielli, kur hëna u ngrit në qiell dhe u fsheh pas maleve. Historia është një labirint në të cilin ka gëzim dhe trishtim, të qeshura dhe të qara, ka të vërtetë, trillime, fjalë për fjalë dhe fjala krijon fjalë. Historia tregon historinë dhe historia i tregohet botës. Sinqerisht, Edlir!
“Unë nuk jam xhuxhe”
“Unë nuk jam xhuxhe”

“Unë nuk jam xhuxhe”


Momenti më i bukur për ç’do prindë është momenti kur merr vesh që do sjell në jetë një fëmijë, kështu ishte për prindërit e mi, u lumturuan pafund kur morrën vesh që unë do vija në jetë. Por nuk erdha në jetë ashtu siç ata prisnin.

Atëherë… më lejoni që pas 25 viteve të ngre zërin dhe të flas për të gjithë ata që vuajn bullizmin në forma të ndryshme. Dhe uroj që zëri im te shkoj në veshin e atyre që ushtrojnë bullizmin, të ndikojë në mendjen e atyre që përkrahin bullizmin dhe të prekë zemrat e atyre që bullizohen.
Unë kam lindur në qytetin e Prrenjasit, në një familje të vogël dhe të thjesht. Prindërit e mi gjithmonë kishin dëshirë që të sillnin në jetë një vajzë, pasi ishin prindër vetëm të një djali, të vellait tim të madh. Dhe me sa duket Zoti ua plotësoi dëshirën, deri diku le të themi. Une erdha në jetë, linda shtatanike, 1 kg e 800 gr, kjo peshe bëri që te qëndroja ne inkubator që prej ditës kur linda. Gjatë kësaj kohe pesha ime u përkeqësua dhe shkova 800 gr, doktoret i komunikuan prindërve te mi të përgatiteshin për vdekjen time. Çfare lajmi për një prindë hëëë?!

Por gjithsesi, situata ime nuk shkoi ashtu si doktoret thanë, ia thodha paq dhe jetova.
Dhe sot jam ketu, duke treguar historin time. Une u rrita, por jo aq sa duhej, jo aq sa duhej sa për të dal bashkë me moshatarët. Prinderit e mi kishin frikë të më dërgonin në kopësht pasi unë isha shumë e vogël në shtat, ata kishin frikë se mund të më rrihnin fëmijët e tjerë ndaj vendosen që të më mbanin në shtëpi. Vitet kaluan dhe trupi im ngelej pothuajse në vend, mbusha 6 vjece dhe gati për të nisur shkollën, por përsëri prindërit e mi nguruan, nuk më çuan në shkollë sepse për ta ishe e njëjta frikë si në fillim. Ndaj vendosën që të më dërgonin një vit me vonsë, hyra klasë të parë 7 vjece ishte ndjesia më e bukur që kisha provuar në jetën time, gati gati ç’do gjë ishte e re për mua, shkolla, ambienti, rrugët, shokët mësimet, librat, po ashtu ishte e re edhe ndjesia e bullizmit. Ç’do gjë nisi aty…
“iii sa e vogël që është…”
“Ajo është xhuxhe.”
“Shikojeni si është.”
“Ti nuk je si ne, ti je ndryshe.”
“E paskan lënë prindërit pa bukë të shkretën.”
Me therrte shpirti sa unë e di, kur i dëgjoja teksa më drejtoheshin kështu.
Këto fjalë më përndoqën, më vranë, më lënduan dhe më bënë të qaj. Sado që përpiqesha të afrohesha me ta, përsëri më bullizonin, nuk më afronin, nuk më donin, nuk rrinin me mua, sepse për ta unë isha ndryshe, isha xhuxhe.
Por ky bullizëm nuk ndikoi vetëm tek mua, por edhe tek familja ime. Shpesh gojat e liga nëpër rrugë u thoshin familjarve të mi:
– “Sa të vogël e keni vajzën.”
– “Ejj po ajo motra jote pse është aq e vogël.”
– “Bo bo bo sa gjynaf për atë vajzëm tuaj.”
Unë isha mësuar me këto fjalë, u bënë pjesë e jetës time, por nuk e duroja dot faktin që familja ime po bullizohej prej meje, nuk i shikoja dot të mërzitur ndaj vendosa të rritesha me pahir. Fillova të haja bukë pafund, ëmbëlsira, pije me gas, haja shumë herë brenda ditës por kuptova që nuk ndërtohen kështjella rëre në kohë cunamesh. Nuk kisha gjë në dorë, gjatesia ime ngelej po aq sa ishte, as buka e as uji nuk e shtonte atë.

Vitet kalonin, mbarova 9 vjeçaren, gjimnazin dhe u nisa drejt Tiranës për të vazhduar studimet në universitet. Një njeri i vogël si unë në mes të Tiranës së madhe. Ishte sfidë nga e para, po filloja të lodhesha nga vetja dhe jeta ime, u ndjeva e konsumuar. Por pikërisht aty ku mendova se jeta nuk ishte treguar aspak bujare me mua, pashe një dritë ne fund të tynelit.
Në universitet u njoha me një djalë, u njohem në rrjete sociale, flisnim dhe komunikonim gati ç’do ditë, qeshnim bashkë, ndanim mendime, tregonim për jetën tonë dhe aty ndjeva përgjegjësin se duhet të tregohesha e sinqertë me të, i tregova për gjatesin time, për fizikun tim dhe prisja që të largohej prej meje, por jo nuk u largua. Përkundrazi nuk e shikonte si problem, dhe vendosi të më takonte, pas kaq kohësh që flisnim bashkë, ne u takum për herë të parë.
Dhe dita e takimit, nuk do e harroj kurrë.
Ai me tha:
– ” Kaq e shkurtër? K<span;>aq e shkurtër sa je ti asnjë s’ka për të të pëlqyer. Ti nuk bënë për asnjë gjë. Ti je thjesht si një femijë 10 vjeç. Xhuxhe.”

Tha këto fjalë dhe iku. Ai <span;>jo vetëm që nuk më dha mundësine për t’më njohur por më vrau aty shpirti dhe zemra nuk mund të mbanin më. Jam ngritur nga tavolina me sytë që më lotonin dhe ecja rruges e humbur, e vrarë, dhe pa dëshirë për të jetuar.
Por sot unë nëse do e takoja përsëri atë do i thosha faleminderit, sepse prej atij unë arrita që nga ajo ditë fillova të dua veten, ta respektoj dhe të jetoja me ëndërra, sepse jeta ime vlen më shumë se fjalet e liga te njerëzve.
Fillova dy punë, me lekët që mblodha pagova masterin, u diplomova dhe sot punoj ekonomiste në kompani private. Atyre që dikur më bullizuan dhe nuk më deshën, sot u jap doren dhe i përqafoj, ligësia e tyre më bëri të jem ambicioze, të punoj dhe të arrija synimet e mija.
Nëse bullizoheni, mos i dëgjoni, mos e bëni këtë gabim, besoni në zemrën tuaj, duajeni veten dhe respektojeni për atë që jeni. C’est la vie!

-Faleminderit Edlir, fal teje sot po shpreh <span;>atë që kam dashur ta shpreh me vite.
Faleminderit ty e dashur Vjola!

Fund!

SHPJEGIM:
(Gjatesia mesatare e një xhuxhi është 50 cm, ndërsa vajza është 1 metër e 20cm. Ndaj përpara se të flisni informohuni dhe mos vrisni jetën e dikujt që nuk ua keni dhuruar ju. Tek e fundit nëse do ishte xhuxhe, çfarë të keqe ka? Po nëse femija juaj do ishte xhuxh, si do vepronit? )

Gazetar: Edlir Reka

Leave a Reply

Your email address will not be published.