Kur krijova këtë faqe, nuk e bëra me idenë që të ishte një hapësirë e bardhë, ku historitë do të jepnin vetëm ndikimin e parë të leximit të diçkaje të re dhe asgjë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që nuk dua të bëj. Historia është ajo që informon breza të panumërt, u tregon atyre për të kaluarën, çfarë ndodhi kur lindi dielli dhe kur perëndoi dielli, kur hëna u ngrit në qiell dhe u fsheh pas maleve. Historia është një labirint në të cilin ka gëzim dhe trishtim, të qeshura dhe të qara, ka të vërtetë, trillime, fjalë për fjalë dhe fjala krijon fjalë. Historia tregon historinë dhe historia i tregohet botës. Sinqerisht, Edlir!
Une dua dike tjeter …
Une dua dike tjeter …

Une dua dike tjeter …


(Rrefim i bazuar ne histori te vertete, kulmi i ngjarjes eshte zhvilluar dhe ka perfunduar ne Dhjetor te 2021, ka ardhur ne adresen Trego Historin Tende po ne kete kohe, por per arsye qe kjo histori ishte shume e fresket, u vendos qe te publikohej me vone pasi duhet te prisnim qe ne familjen e protagonistit gjerat te qetesoheshin dhe ai te ishte i sigurt qe kjo histori kishte marr fund vertete kete here. Dhe te ishim te bindur qe mund te publikohej per te dhene nje nga mesazhet me te forta ne shoqerin Shqipetare, dhe per kete gje jam shume i lumtur qe po e bej te mundur nepermejet blogut. Ju uroj lexim te mbare)



-Kam lindur ne nje vend shume te vogel te Shqiperis, gati gati le te quhet provinc, nuk e kam problem, mund te quhet edhe keshtu, kam jetuar aty nje nga kohet me te bukura te jetes, femijerin time. Vij prej nje familje te vogel, prinderit e mi qe kane punuar ne profesionin e mesuesit, babi mesues matematike dhe si pasoj njeri totalisht i ftot dhe menefregist ndaj jetes se te tjereve, perfshire ketu edhe jeten time, por qe ne rastin tim kjo gje me lumturon. Dhe mami mesuese letersie, ku ne fakt eshte krejt e kunderta e babit, eshte imonupese dhe i pleqen te vendos per jeten e te tjereve, hmm ketu nuk jam shume dakort. Dhe motra ime qe eshte me e vogel se mua dhe e cila ka qene gjithmon pika ime e dobet dhe nje nga njerzit me te cilet ndaj c’do gje.
Tashme jam nje djale i rritur, i larguar nga provinca ku jam rritur, pas perfundimit te gjimnazit me doli e drejta e studimit ne Zvicer, aty ku kam perfunduar studimet e larta dhe kam krijuar jeten time, epo le te themi si nje 28 vjecar qe jam, mendoj se jeta ime eshte krijuar tashme, por ashtu si e thash, mendova…

Vitet kalonin larg familjes time dhe mundesia jone per te komunikuar eshte virtualiteti nepermjet kameres se telefonit, dhe sa here qe bisedoja me ta, mami im ishte gjiothmon ajo qe kishte bisedat me te gjata me mua, ndonse isha djali i vetem i familjes dhe per te isha pika e dobet. Dhe sa here qe bisedoja me te, ashtu is thash mami eshte imponuese, gjithmon hidhte kunja ndaj meje, se ne nje te ardhme kishte deshire te me shikonte ne krah te nje vajze shqiptare dhe jo nje te huaje sepse sipas saj, kjo gje prishte traditen e familjes tone, dhe mua ma kishte pak friken sepse jetoj ne Zvicer.

Gusht, 2021
Erdha ne Shqiperi per pushime, relativisht ishin pushime te bukura, shkuam ne Vlore si familje dhe ishim kaq bukur me njeri tjetrin kur mblidheshim ne nje tavolin darkave, deri ne momentin kur mami thot:
-Drin, je 28 vjec tani, nuk ke menduar te krijosh jeten tende?
-Cfare do te thuash me kete mami?
-Nje nuse shqipetare, nuk do ishte e tepert ne familjen tone, dhe ti e di traditen e familjes.
-Mami kemi ardhur me pushime perse duhet te bisedojm kete gje?
-Thjesht e mendova, ti jeton jasht dhe une nuk e di cfare bene.
-Mund ta mbyllim kete bised?
-Thjesht doja te isha e qart me ty.
-Po, ishe e qarte, fiks per pushime.
Ate moment largohem nga tavolina, shkoj ne buz detit, marr fryme dhe mbyll syt, kisha nevoj per ajer, duhet te shijoja pushimet. Ne ate qetesi ndjej qe pas meje po vinte babi me motren time.

-Drin, mbase kam qene pak i ftoht si natyre, por nese do nje vajze te huaj, nuk ka problem, do e…
-Jo babi, nuk ka te bej kjo gje, eshte… thjesht…
-Cfare ka? Me thuaj? Ti e di qe nje martes me nje vajze te huaj une dhe mota jote do te mbeshtesnim.
-Nuk eshte vetem kjo, thjesht me mire te shijojm pushimet. Nuk dua ta bisedoj me martesen time. Okay, eshte ende heret, mbase nje dite, mbase …
Diten tjeter isha i rraskapitur, doja te ulersija duke nxjerr gjithe merzitejn brenda meje, nje ze brenda vetes me thoshte te shkoja para prinderve dhe tu thoja te verteten. Skisha guxim, ndjeja nje pesh te madhe mbi supe qe po behej shkaterruese por doja te bisedoja me dike, dhe kush me mire se motra ime mund te me degjonte kur nderkohe mami ushtronte kete trysni te vazhdueshme per nje martese, doja te dija mendimin e saj, doja te dija nese do ishte me mua ne vendimin qe kisha marr, doja te kisha ne krah dike kur kjo dreq bisede per martes te behej perseri. Ate dite shkoj drejt plazhit, i afrohem motres dhe i them:

-Hey, Vojsava dua te bisedoj me ty.
-Drin dukesh i merzitur, biseda me mamin per tu martuar me sa duket te paska lodhur disi.
-Po ti e di sa kembngulese eshte ajo, por ne fakt nuk doja te bisedoja per mamin, por per dicka tjeter, eja shkojm ne nje kafe, do jemi me rehat aty.

Ate dite kam bieduar me motren si kurre me pare, ishte nje bised qe me mbushi shpirtin me gezim dhe me shpres, isha njeriu me i lumtur ne bote. Pasi dolem nga kafeneja ku ishim ulur, Vojsava u kthye nga mua me syt qe vazhdonin ti lotonin akoma dhe me thot: “Ti e di sa shume te dua, dhe pavaresisht gjithckaje une do jem me ty.” Fjalia e saj me qetesoi me shume se caji me kamomil qe e pija i vogel kur semuresha,
Pushimet perfunduan dhe u nisa perseri ne Zvicer, mami vazhdonte te mbate inat per biseden e asaj nate dhe nuk erdhi as ne aeroport te me shoqeronte, por tashme po largohesha i qete pas bisedes qe kisha bere me motren. Andaj po iki disi i qete per ty kthyer ne jeten qe ka aty, dhe per te perqafuar njerin qe dua dhe qe po me pret ne aeroportin e Zvicres. Koha kalon shpejt ne ate vend, puna eshte e vrullshme dhe jeta e perditshme asnjehere nuk eshte e njejte, ai vend me jep lirin per te bere dhe gjetur gjera te reja gjithmon, atje jam vetvetja. Koha kalon aq shpejt sa qe nuk e kuptova kur kaluan muajt dhe duhet te kthehesha perseri ne Shqiperi per te festuar Vitin e Ri 2022, me familjen time.

-Ate nate Dhjetori isha duke bere valixhen gati per te ardhur ne Shqiperi, por dicka me shtrengonte fort kraharorin, nuk me benin duart ta mbyllja valixhen, ndihesha si ne kthetrat e nje shqiponje te uritur. Por ja ku u nisa, shkoj ne fasht, nga xhami makines shikoja shtepin time qe kishte ndezur dritat e vitit te ri, me ngrohi shpirtin kur e pash te ndezur nga dritat dhe ne ate moment nje ndjenj melankolie me kaploi shpirtin, me kaluan para syve gjithe vitet e femijeris time, ndaj thash me vete, ajo eshte shtepia ime. Futem brenda ne shtepi dhe i drejtoj doren mamit per ta perqafuar dhe ishte kaq ndjenj e frikshme kur e pash ate qe me hodhi nje shikim te ftoht si akulli, kuptova qe ajo vazhdonte te mbante akoma inat dhe dicka brenda meje me tregonte se ajo bised do rrikthej perseri ne qender. Por kaluan disa dite te qeta, duke me bere te besoja se mbase mami kishte vendosur te mos nderhynte me ne jeten time, por njekohesisht shikoja babin dhe motren qe ishin disi te shqetesuar dhe qendronin statik ndaj meje dhe me beri te mendoj se ata te dy dicka me fshihnin. Dhe kisha te drejt. Deri diten 25 Dhjetor, kur isha duke festuar Krishtlindjet me shoket e mi ne nje lokal te fshatit tone, po festonim si asnjehere me pare, kenduam dhe kercyem si te ishim adoleshent, festuam sikur te ishte nata ime e fundit ne ate fshat, dhe me sa duket…
Pas festes filloj te ec ngadal per ne shtepi, futem brenda dhe shikoj qe te tre ishin mbledhur ne dhome, e vetmja qe po qante ishte motra ime, normale sepse e dinte te verteten, ia kisha treguar veren qe shkoi. I afrohem motres dhe i them:

-Vojsav pse po qan?
-Po qan nga lumturia sepse do martohesh ne Janar, e kam prer fjalen me familjen e vajzas.
-Mami cfare the? Cfa… Cfare the… hhhh
-Nuk e degjove cfare thash?
-Ajo martes nuk do behet kurre. Me degjove?!
-Perse, fol, hape gojen folllll…
-Nuk dua te flas dhe mos nderhy me ne jeten time.
-Fol, dua ta di sa guxim ke… fol, pse nuk ma thua qe ke ndonje nje lavire te huaj per nuse.
-Mjaft ma, mjaft…
-Nje femer e huaj, nje kurv, nje lavire nuk do futet kurr ne shtepin time.
-Te lutem pusho, pusho per ate Zot, nuk eshte fare ashtu si mendon ti… une…
-Vendos tani, dua pergjigje tani, taniiii… dua pergjie i pafytyr.
-Nuk jam i pafytyr, dua te jetoj jetem time i lire, mos nderhy me, mjaft, nuk e shikon sa e lig behesh duke insistuar ne kete menyre, po me shkaterron jeten, ndalo me keto veprime, ndalo te lutem… mjaft…
-Drin perse nuk pranon te martohesh me te, perse nuk ke pranuar te martohesh asnjehere, pse, ma thuaj e marrt dreqi ma thuaj?
-Mami te lutem mjaft, nuk dua ta diskutoj me kete, mjaft perse nuk e kupton, nuk mundem me.
-Ma thuaj Drin, ma thuaj perse, dua me patjeter nje pergjigje ne keto momente ose ne te kunder zhduku nga shtepia ime.
-Mjaft po te them, pushooo …
-Zhduku nga shtepia ime, ndyresire.
-E do pergjigjen e vertete?
-Ma thuaj tani… tani
-Jam gay!

FUND
(vazhdon )

(Biseda qe kam bere une me protagonistin (qe eshte edituar pak per anen estetike por pa humbur thelbin e bisedes qe kemi bere) ne rrjete sociale pas perfundimit te ngjarjes dhe kur ai ishte kthyer ne Zvicer ku edhe vazhdon te jete aktualisht:

-Edlir, eshte e veshtire per mua dyfish fakti qe une nuk kam me asnje kontakt me ta, nuk pres qe ata te me mbeshtesin sepse jetojn ne nje fshat te Shqiperis ku te qenurit gay definitivisht eshte vrastare, por minimumi do doja te me kuptonin per trysnin qe po me ushtronin ndaj nje martese kunder deshires time. Une mund te martohesha per hater te tyre, por do shkaterroja jeten time dhe do vrisja jeten e nje vajze te re qe nuk e kishte per taksirat nje burr gay, dhe do rrisja femije te palumtur sepse do vinin si fryt i nje martese padashuri. Kjo do me coptonte pak nga pak, c’do dite te jetes time. Nuk e di se cfare do ndodh me vone, por do vazhdoj te insistoj per te folur perseri me prinderit e mi.
-Heyy Drin, si fillim dua te te pyes si je? Para se gjithash, e di qe eshte e veshtire per ty, por koha eshte ilaci me i mire per c’do ngjarje qe na ndodh ne jete. Dua te te falenderoj per guximin qe morre per ta treguar kete histori publikisht, sepse ti ke dhene mesazhin me te forte. Dhe mesazhi nuk eshte fakti qe ti morre guximin ti tregoje familjes per ate cfare ti je ne te vertete, por faleminderit per mesazhin qe dhe ku nuk pranove te besh nje jete te dyfisht, te besh nje martes te palumtur per hater te opinionit, ti nuk pranove ta beje kete. Une te them, bravo Drin.)

– Dhe le te vlej kjo histori, aq sa e trishtueshme mund te jete ne pikpamjen e pare por edhe e fuqishme ne thelbin e saj, si nje shpat per tu dhene mend atyre qe nuk kane ku mendojn te bejne martesa per te mos treguar ate cfare jane ne te vertete dhe per tu ndjer te pranuar ne shoqeri. Por te pranohesh ne shoqeri nuk do te thot te genjesh per dicka qe ti nuk je, te pranohesh ne shoqeri do te thot te pranohesh per njeriun qe ti je ne te vertete. Dhe po nuk u pranove, cfare pastaj? Kjo nuk te bene ty me te keq se ata, jo. Kjo te bene ty te vecant, dhe nje shkrimtar ka thene: “Njerzit e vecant, ndryshojn boten.”

Shkruajti: Edlir Reka

Leave a Reply

Your email address will not be published.