Kur krijova këtë faqe, nuk e bëra me idenë që të ishte një hapësirë e bardhë, ku historitë do të jepnin vetëm ndikimin e parë të leximit të diçkaje të re dhe asgjë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që nuk dua të bëj. Historia është ajo që informon breza të panumërt, u tregon atyre për të kaluarën, çfarë ndodhi kur lindi dielli dhe kur perëndoi dielli, kur hëna u ngrit në qiell dhe u fsheh pas maleve. Historia është një labirint në të cilin ka gëzim dhe trishtim, të qeshura dhe të qara, ka të vërtetë, trillime, fjalë për fjalë dhe fjala krijon fjalë. Historia tregon historinë dhe historia i tregohet botës. Sinqerisht, Edlir!
“Transportuesi”
“Transportuesi”

“Transportuesi”


2020-ta apo jo?
…Askush nuk e mendonte qe ky vit do ishte nje kafaz i vertete. Sa keq!
Gjithsesi jam nje djale 19 vjec, jeta me ka lodhur ca te them te drejten sepse nuk mi la prindrit e bashkuar. Jeta me nje prind dhe gjysherit me eshte dukur e paplote. Ne c’do performance timen, ne shkolle, tek shoket ne pune, kudo ka ndikuar kjo gje, me ka bere me racional ne mendime dhe ne preferenca. Jam i apasionuar pas lendeve sociale, atyre qe te lene vend te shprehesh ose te plotesosh dicka me puzzle me te bukur te dijes! Ashtu sikurse eshte historia, e cila me pelqen shume. Isha aq i dhene pas saj saqe ja vara te gjitha lendeve, madje ne nje provim matematike kam qene aq keq saqe i kopjova shokut te gjithe testin me gjithe emrin e tij! Shume qesharake kur e mendon, po ja qe ndodhi. Dhe kjo ne fakt, eshte piknisja e ç’do ndodhie…

2020..
Marsi dhe Prilli ishin muajt ku u mbyll c’do gje dhe nuk kishte zgjidhe tjeter vec se te rije brenda ne shtepi me familjen dhe te vrisje kohen me cfare te mundeshe. Une lexoja! Lexoja me shume se ç’lexoja kur isha ne shkolle, se di pse por lexoja intesivisht. Here pas here shkoja ne pune kur ishte e mundur sepse kishte orar te kufizuar. Me mbarimin e Marsit, Prilli eshte muaji me i bukur megjithese nuk mund ta perjetoja ashtu si duhej. Disa dite u shkeputa dhe nisa te dilja. Takoheshim me shoket ne zonen kodrinore te qytetit, une thosha ne shtepi se do dilja per vrap, pasi kisha shtuar disa kg nga e ndenjura brenda, por takoheshim me shoket. Gjenim nje vend te qete pinim bira, cigare… dhe …
Pikerisht ne keto dite, nisin ato qe une nuk mendoja dhe nuk do doja te nisnin.
Kur gjithmone ngjitesha per ne koder, shkebehesha me 2 djem, nje e njihja si fytyre por perseri nuk me jeptje dicka ne mendje, ndersa tjetrin nuk e kisha pare kurre me pare. Ata dilnin per vrap si dukej dhe ngjiteshin deri afer malit, me bente pershtypje kjo gje pasi sa her me shikonin dicka thoshin e bisedonin me sy nga une. Kete gje e hasja sa here qe dilja por nuk i kushtova rendesi.

Muaji Maj hapi pak lirine e daljes dhe une fillova qe te dal pak me shume. Vrapin e kisha nisur sepse nuk mblidheshim me me shoket dhe dilja per aktivitet fizik e jo kimik qe te me shkatronte. Dy djemat nuk i kisha haruar, kisha kerkuar per te dy ne rrjete sociale dhe arrita ti gjeja sepse me ben pershtypje. Te dy ishin nga i njejti qytyet nga ku isha edhe une. Dhe per me teper, studente drejtesie. Nje dite te diel, ne Maj, duke ndjekur rrugen e perditshme, ata me dalin serish dhe kete here per çudi me flasin.
-“Djali, ndalon pak te lutem?”
Kjo esht fjalia e pare dhe nisja e adventures sime, nese mund ta quaj te tille!?
Afrohem qetesisht, i pershendeta dhe i them:
-“Njihemi gje bashke?”
Njeri prej tyre me dha njohje, ishte i afermi i nje shokut tim te ngusht. U cudita, pse duhet te me flase ky mua thash me vete? Duke me dhene muhabet nisem te ecnim te tre, nderkohe tjetri qendronte ne heshtje. Por me pas plas nje bombe dhe ai:
-“Ore po s’me mban mend mua”?
-“Jo.” Ketu fillova te konfuzoesha sepse rezultoi se kishim qene ne gjimnaz bashke, por as qe e mbaja mend.  Ai nje vit me i madh se une. Une nuk e kisha pare ndonjere ate njeri dhe nuk ia zgjata shume. Vetem sa u prezantuam dhe asgje tjeter. Kur u ktheva ne shtepi hyra ne mendime.
-“Mos kane ndonje qellim te keq keta? Nga me njihnin xhanem?”
Keta preferoj ti quaj Daz dhe Kah, emrat nuk ua them dot. Une u fiksova keq qe prej asaj dite dhe u detyrova te mbaj nje pistolet jo te vertete me vete heres tjeter, megjithese nuk ishte e vertete ishte imitim qe qellonte me bila fildishi.
– “Une nuk e nderpres vrapin, per me teper do me tregone frikacak.” – thash me vete. Po me bezdisen prap do i tremb mendova…

Te nesermen marr te perpjeten e kodres, i takoj serish, nuk po vrapoja por po ecja, kisha veshur dhe nje jelek G Box pasi kisha marr dhe pistoleten me vete mu duke si budallallek. Kete radhe ju afrova vete sepse perseri kishte dicka qe me bente kureshtar tek ata. I pershendeta te dy, dhe filluam te bisedonim. Dazi me pyet per shkollen, ai per cudi e dinte pasionin tim per historine dhe me sygjeron shkolla te ndryshme. U cudita, nga e dinin ata, shoku im mund tu kishte folur mendova. Kah me tha se edhe atij i pelqente historia. Dhe kemi nisur te bisedonim te tre per gati nje ore duke ecur ne koder, thuajse u miqesova me ta. Kur po largohesha, i pershendta serish dhe ika. Por ne ate moment dicka degjoj, Kah i thote Dazit:
– “Ky  eshte per ate pune.”
Kete fjale te cuditshme nuk e kuptova pse e tha, por une nuk thashe gje dhe ika.

Ato fjale me mbajten peng gjithe naten.
-” Ata kane qellim te keq mendova. Mbase me drogojn a ku di une.”
Mendja ku s’me vajti. Qe keshtu nderpres vrapin dhe mendova se do shkeputesha prej tyre. Ata me gjeten serish! Pas gati nje jave kisha dale ne park per nje ore, mendova sa isha i lire. Ata me folen me pershendeten dhe une afrohem qetesisht. Une u tregova i qete. Nuk kaluan sekonda dhe Kah tha:
-“Shikoje ca kete, e gjen i kujt viti eshte?”
Dhe me dha ne dore nje monedhe floriri te mbyllur ne qese vakumi, e dallova direkt. Kisha ne shtepi nje te ktille e mbante gjyshja ime. Por kush do kishte nga ato tani, sepse perdoreshin vite me pare. I thash se cfare ishte dhe e kujt ishte.
Dazi nderkoh thote: – “Ke talent ti, bravo!”
Une qesha. Ata po me shikonin cuditshm. Eja pak me ne than te dy njeri pas tjetrit me ze te ulet. Ktu ngriva. – “Ku te vij?!” – u thash.
U ulem ne stol, Kah me jep ne dore telefonin e tij dhe me merr monedhen nga dora. Lexova tek  telefoni i tij nje mesazh: – “E dim qe ke para, mos mendo se te bejm keq, aspak. Por duam te te gjejm nje pune, ate qe te tregova, do e dergosh deri tek qendra e qytetit me shum kujdes, merr para sa do dhe shiko punen.”
Nuk po kuptoja asgje. Ata shikonin qiellin nderkoh qe un lexoja mesazhin, ngriva i gjithi. Ata donin te me benin pjes te diçkaje por nuk po kuptoja se cfare!

-” Çfare do beja ne qender?!” – “Monedhen!?”
– “Mendohu mire pastaj na thuaj.” :me thane te dy nje zeri.
-“Per cfare te mendohem?! Cfare do shpie?!”
-“Ne e dim qe ty te pelqen te merresh me gjera interesante, je i talentuar ne keto pune dhe je djale i zgjuar ndaj mendo per parat qe do fitosh.”
-“Me fal, si ta dergoj kete, si te marr para?”
-“Prit, qetesou me ler te mbaroj. Do behesh pjese e grupit tone…”
– “Nderkohe qe ai fliste, une e kuptova se ç’po behej fjale. Ishin hajdut a dicka e tille, derqi e morri vesh. Trafikonin gjera, me vlere do jene mendova! Dhe keta donin qe te me benin mua pjese te tyre. Dazi kishte degjuar nga shoku im per mua, dhe ne grup ata merrnin vetem njerez qe kishin njohuri nga ato gjera, pra qe e di se cfare ka ne dore. Kete ma tha qetesisht duke luajtur me nje monedhe tjeter ne dore…

Ika direkt qe nga stoli ku isha ulur.
-“Takohemi prap neser ketu.” – e degjova qe me tha nje prej tyre.
As nuk e imagjinoja se do shkoja atje ku vajta.
– “Si u shkoi mendja te une? Jam menduar me ore te tera. Cfare te bej? Do rezikoj veten? Po me kapen?”
Ç’do gje mori pergjigje te nesermen, dola prap brenda ores qe duhej te dilja. Kafenete nuk ishin hapur se do i ftoja ne kafe te flisja me gjere. Por nje fast food ishte hapur. Kete radhe takova vetem Kah. E ftova per te ngren dicka. U ulem dhe e pyes:
– “Po pse mua? Cfare do bej un tani, do vjedh? S’ma mban, mos me merni me qaf te lutem!”
– “Qetesou qetesou, s’te ve njeri te vjedhesh, me ato merren njerez qe as un si njoh. Ashtu si ti do me njohesh mua qe tani e tutje ashtu njoh dhe une ate qe paketon ate qe pe dje.”
-” Nuk mundem, s’ma mban te merrem me keto pune, nga me gjetet mua?”
– “Mos fol shume se me çmende! Ti sdo transportosh arme apo drog. Ne nje cante per rroba do maresh disa gjera qe do i shikosh vetem nga jasht se ç’jane. Do takohesh ose tek qendra e qytetit ose ne kodra. Pastaj do lesh çanten ne dore te tjetrit dhe do maresh nje zarf me hakun tend! Jam i qarte?!”

Une duke kafshuar nje cop tosti mbytem…

Kah vendos syzet mire mbi hunde dhe thote:
-“Ne cdo gje qe marim e marim nga nje njeri i quajtur ‘Fatsjellsi’ ai sjell rreth 100 monedha, kartmonedha ne muaj. Puna e tij nga i sjell, ne na interson t’ia japim atij qe na thuet. Te marim leket dhe kaq. E sigurt qe ato shkojne ne duart e duhura se une kam 2 vjet qe merem dhe nje problem s’na ka ndodhur.
Nderkoh une shikoja si per gjynah duke pertypur kafshaten e fundit te tostit.
– “Eshte Dazi dhe pese te tjere. Ne dhe nje tjeter jemi ne shkoll per drejtesi ndersa te tjeret jane per histori gjeografi e kuptojn mire se c’bejne..
-“E kuptova!” ia prita une. Po, ne ate moment me kapi deshira te meresha me kete pune. Dhe i thashe eja levizim se po vete vone, rruges flasim. Pagova ne fast food dhe u nisem per ne shtepi secili, por para se te ndaheshim, i them:
-“Kur do me jepet puna e pare?”
-“Je i qarte tani, se mos ndryshon mendje?!”

Me kaq e mbylla, e vendosa, do e bej!

Ishte data 31 prill. Do shkoja te qethesha dhe pse ne menyre te pazakonte. Si ne kohe lufte u qetha dhe u nisa per ne shtepi serish. Ishte dita e pare e punes per mua. Do takoja Dazin per te mare dergesen e pare. Mora bicikleten ne shtepi dhe u nisa drejt parkut. Dazi me priste aty, me dha nje cante Zara. Ishin rreth 20 monedha te arta, thashe me vete: “Keta s’jane mire, mendo te hapet canta!” Nderkohe zemra me rihte aq forte saqe per pak dilte nga kraharori.
-“Hajde suksese!” tha Dazi dhe iku. Une u nisa per tek qendra. Rruges rrija drejt mbi shalen e bicikletes. Do takoja nje vajze aty ne qender, s’ma merrte mendja qe kishte dhe vajza ne grup, jam shokuar. Per rreth 10 minuta u ndodha ne destinacion. Ishte nje vajze rreth 25 vjece me nje veshje sportive me syze dhe me nje cante mbi shpine. Maska s’ja tregonte mire fytyren, ajo me pa dhe e dinte c’duhet te bente. Nuk duhej ti flisja, duhet ta shikoja ne sy dhe te jepja canten pastaj te merrja zarfin. Keto porosi mi dha Dazi nje dite me pare. Pasi mbarova pune ika drejt shtepise. Rrugs, vetem e vetem mendoesha. Mora persiper nje risk te pazakonte, ne kohe dhe kushte te pazakonta. Duket e pabesushme po ishte rrjet teper i mire trafikantesh. Une kam shkuar rreth 20 here qe nga 31 prilli deri ne Tetor. Mbaja monedha me vlere miliona lek ne 1 cante robash, per c’do gje qe do me ndodhte do e paguaja, jo se ma thane, por ajo dihej… Nje dite pas nje transporti takoj Kah. Kisha kohe pa e takuar se c’do gje e merja nga Dazi.
-“Cfare djali je?!” -keshu me tha. U takuam ne nje lokal ne qender, ai tha se tashme kane besim te plote tek une dhe me tregoi se ku shkonin ato monedha ari qe dergoja. Ato iknin ne qytete si Tirana, Durresi dhe Saranda. Dhe origjinen e kishin nga Europa, Zvicra dhe Italia. Mendonin mire se c’benin, gjenin njerez  qe ja dinin rradhen. I mernin kryesisht ne treg te zi, ne koleksinista ose ne shtepite e trashegimtareve, me tha qe ka shume me shume monedha me vlere se aq sa flitej. Nuk me besohet ende e kesaj dite… Ato vinin ne Shqipri bashke me pronaret, i ndante neper grupe, ata i mirmbanin dhe i degonin tek klienti. Nder korieret e tyre isha une, une qe tani jam duke treguar vete historin. Qe nga dita kur u takova me Kah bera dhe 3 dergesa. Me niste shkolla dhe nuk beja dot me teper dhe ne diten e fundit te punes e lajmerova. Ishte 12 Tetor, do takoesha me Dazin dhe me disa kliente qe nuk e di pse ishin mbledhur bashke ne nje kafene ne qender te qytetit. Patjeter qe do i falenderoja edhe pse nuk ishte pune e ndershme, megjithese e beja me vullnet te plote! Por si per ironi te fatit, ne date 12 Tetor nuk kisha me shije! Une e ndjeva qe kisha marr flamen e atij te mallkuar virusi… Ne takim u dola me falenderuan dhe e quajta si nje dreke lamtumire pa kthim koke pas. As qe shijova gje ate dite, qeshja me zor dhe as me shtyhej. Dhe qe prej asaj  dite nderpreva cdo pune dhe kontakt me ta. Dhe si peshqesh morra Covidin-19, sa ironik eshte fati hë?
Kjo gje me beri te reflekoja se kisha gabuar, e morra si ndeshkim nga Zoti mendova.
A vall shkuan ne dore te sigurt me vertet ato gjera qe u mbajten me aq delikatese ne vakum apo jo, apo i morri ndonje hajdut tjeter?
Nuk e di pergjigjen!
Por morra nje pergjigje me te vlefshme qe do e kem per gjithe jeten:
“Shpresa per nje fitim te pandershem, eshte fillimi i shkaterrimit.”

Fund!

Gazetar: Edlir Reka

Leave a Reply

Your email address will not be published.