Kur krijova këtë faqe, nuk e bëra me idenë që të ishte një hapësirë e bardhë, ku historitë do të jepnin vetëm ndikimin e parë të leximit të diçkaje të re dhe asgjë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që nuk dua të bëj. Historia është ajo që informon breza të panumërt, u tregon atyre për të kaluarën, çfarë ndodhi kur lindi dielli dhe kur perëndoi dielli, kur hëna u ngrit në qiell dhe u fsheh pas maleve. Historia është një labirint në të cilin ka gëzim dhe trishtim, të qeshura dhe të qara, ka të vërtetë, trillime, fjalë për fjalë dhe fjala krijon fjalë. Historia tregon historinë dhe historia i tregohet botës. Sinqerisht, Edlir!
“Serenata Korçare” / +18
“Serenata Korçare” / +18

“Serenata Korçare” / +18


– KUJDES –
PER SHKAK TE FJALEVE TE RENDA KJO HISTORI REKOMANDOHET QE TE LEXOHET NGA PERSONA MBI 18 VJEC/E. FALEMINDERIT!
“Rruges i trishtuar
dikush po ecën
nje i dashuruar dhe fare vetem
dashurin qe humbi duke kerkuar
si i erdhi fundi, iku dhe e la…”
– Mendova ta nisja historin time me nje serenat Korcare, sepse ne Korcaret njihemi per qeflinj, per kenget me kitare dhe kafenet e ngrohta, por c’do e keqe e ka nje te mire dhe anasjelltas. Keshtu ishte dhe familja ime, sic e lexuat, ishte!
( zhvillimi i historis, para 5 vitesh)
Isha 12 vjeç, dhe i mbaj mend shume mire fjalet e tyre te hidhura…
Xhaxhahi im: -“Si s’te erdhi turp qe i bere ate gje babit?!”
Gjysherit: -“Te mesoi mami te veproje ashtu, ajo te mesoi?”
Kur shkoja ne shkolle: -“o Deni vertete i bere ate gje babit tend?
– Ai ishte viti i pare kur ndodhi gjithcka, vemendja e fshatit dhe qytetit ishte mbi mua dhe mamin. Mbaj mend mamin qe per muaj e muaj nuk doli nga shtepia, vetem nga ky dreq turpi, nga kjo sedra e dhjer ndaj njerzeve. Sa here qe ecnim rruges, na shikonin sikur te ishim vrases a kriminel me pages.
– Ne djalle shkofshit te gjithte, mos e shani mamin tim, mos na pergojoni me, ju nuk dini asgje. Nuk kemi pse te na vij turp. Turp te keni ju, po po, ju, pikerisht ju!
– “Por jo, ishte e pamundur, nuk mund ti ndaloja dot gojat e liga te shanin. Ata me shume siguri kenaqeshin kur na shanin, ose e kishin si ne vend te ushqimit. Ose mbase ishin ziliqar per guximin qe une tregova dhe per faktin si i dola zot mamit tim. Tani qe kane kaluar 5 vite, te gjithe ata qe na quajten “vrases” sot shikojn ne rruge nje djale 17 vjec, sot shikojn mamin tim, nje femer e cila eshte rikembur me e forte se kurre. Sot vijn dhe me japin doren duke kerkuar falje per ato cfare kane thene, nuk vlen kjo falje, sepse ju nuk dinit asgje cfare kaluam per 12 vite, dhe kur nuk dinit asgje, nuk duhet te na kishit quajtur “vrases” mua dhe mamin.
Falja juaj nuk vlen.
(zanafilla e historis dhe deri ne kohen kur une isha 12 vjec)
-Kam qene 6 vjec, dhe nxitova me vrap drejt dhomes se gjumit kur degjova te bertiturat. Me thoni, si do ishit ndjer ju kur ne momentin qe do hapnit deren do shikonit mamin tuaj, gjysme te zhveshur, te shtrir pertokë, me fytyren e gjakosur, dhe babi qe i gjuante me grushta mbi koke…
Mami me fal qe nuk bera dot gje ate nate per ty, qaja duke te pare si vuaje ti.
Te nesermen ne mengjes mami me tha: -“Deni, ajo qe pe mbrem nuk ishte e vertete, po shikoje enderr sepse ishe ne gjume.”
Ahhh mami, sikur te kishte qene vertete enderr sepse me sa duket ajo nuk do ishte e para dhe e fundit here qe une do te shikoja ne ate gjendje.
Pas disa ditesh historia perseritet, por kete here dicka brenda shpirtit me tha te beja dicka, shkova atje me frike dhe i them babit:
– “Pse i gjuan mamit, <span;>lere rehat?!”
– “More bir kurve mua me flet ashtu?” Kjo ishte fjala qe me tha mua, fjala qe i tha nje 6 vjecari, ai qe une e quaj baba. Edhe pse jam 17 vjec, me dhemb ende shpirti kur e kujtojë, me dhemb akoma aty ne thellesi ne kraharorit si gjilper qe ç’pon tej per tej. Duke pritur ne koridor me shpresen se c’do gje do normalizohej e shoh tek del nga dhoma me mamin qe e terhiqte nga floket, me kap mua nga bluzja, na nxjerr perjashta dhe perfundojm tek kasollja e gomarit.
– “Ketu keni per te fjetur te dy.”
Isha vetem 6 vjec, e shikoja duke ecur drejte shtepis me shpresen se do kthente koken pas qe te na merrte edhe ne, por jo, kaluam naten ne kasolle. Me kujtohet qe ate nate, mami mbeshteti koken tek shpina ime, e ndjeva te me lagej bluzja, nga lotet e saj qe nuk kishin te pushuar. Dhe vit pas viti, lotet e saj nuk pushuan kurre, ishin te njejtat dhimbje, te njejtat histori dhe vuajtje. Pata shkuar 12 vjec, qe Janar i acart dhe jashte qe mbuluar c’do gje me debore, e mbaj mend shume mire ate nate, nuk do ta harroj kurre, sepse pasi na kishte dhunuar mua dhe mamin na nxjerr jashte dhe perfunduam perseri ne kasollen e gomarit.
Ate nate dimri e vetmja gje qe me ka ngrohur shpirtin ishte ajo serenata Korcare qe po luhej kush e di se ku. Te perqafuar me mamin dhe gomari qe ishte ne cepin tjeter te kasolles, kaluam te disaten here naten te tre. Kur u zgjova ne mengjes veshtrova mamin tim qe e kishte buzen e nxire, floket e thata nga i ftohti dhe e mbledhur ne kashte. Mjafte!
Kjo eshte serenata e fundit qe mami degjon nga kasollja e gomarit. Andaj me fal babi, nuk e di ne e meriton te te them babi apo jo, por me fal, kjo gje duhet te marre fund.
. . .
-Gjyqtarja: – “z.Abaz denohet me 8 vite burg per dhune fizike ndaj bashkeshortes dhe femijes se mitur, seanca mbyllet ketu!”
(pas 5 vitesh)
– Une dhe mami i degjonim serenatat nga kasollja ndersa ti i degjon nga burgu.
Burgu ndryshon shume nga kasollja e gomarit, ku une dhe mami kemi kaluar sa e sa nete per 12 vite, prandaj mos me urre babi per faktin qe te denoncova, nuk na le zgjidhje tjeter. Kur te vizitoj aty ne burg kam kuptuar qe ke reflektuar, ndaj, kur te dalesh jashte, gjeja e pare qe ne te dy do bejm eshte te prishim kasollen e gomarit sepse askush nuk do flej me aty, as une, as mami dhe as ti.
Babi, mos qaj kur te lexosh kete leter, te kemi falur.
Djali yt, Deni!
Gazetar: Edlir Reka

Leave a Reply

Your email address will not be published.