Kur krijova këtë faqe, nuk e bëra me idenë që të ishte një hapësirë e bardhë, ku historitë do të jepnin vetëm ndikimin e parë të leximit të diçkaje të re dhe asgjë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që nuk dua të bëj. Historia është ajo që informon breza të panumërt, u tregon atyre për të kaluarën, çfarë ndodhi kur lindi dielli dhe kur perëndoi dielli, kur hëna u ngrit në qiell dhe u fsheh pas maleve. Historia është një labirint në të cilin ka gëzim dhe trishtim, të qeshura dhe të qara, ka të vërtetë, trillime, fjalë për fjalë dhe fjala krijon fjalë. Historia tregon historinë dhe historia i tregohet botës. Sinqerisht, Edlir!
Nje balerin ne fshat
Nje balerin ne fshat

Nje balerin ne fshat

Sot jam 32 vjec, jetoj ne New York bashke me bashkeshorten dhe dy vajzat e mia, Ori dhe Hejzell. Prej vitesh, une dhe bashkeshortja ime punojm ne profesionin e baletit, aty ku edhe jemi njohur. Kemi nje jete relativisht te qete, nje profesion qe te dy e duam, dy femije qe na mbushin diten me te qeshura, nje shtepi te ngrohte, nje qen qe na mbron dhe New Yorku qe ma dha mundesin te jem dhe te kem keto qe permenda  me siper.

Une vij nga Shqiperia, nga nje  fshat i vogel ku burreria matet me spango dhe ne fije te flokut. Nga nje fshat ku fjala enderroj nuk ka kuptim dhe shkelet me kembe sepse endrrat nuk jane per burrat, epo keshtu thon aty nga ku une vij. Atehere po filloj, po kthehem shume pas ne vite …

– ” Ate nate babi erdhi ne shtepi i acaruar dhe me terhoqi nga rrobat duke me cuar drejt edhe ne stallen e lopeve, as nuk e kuptova perse po e bente ate gje. Me kyqi aty dhe me tha: ” Na turperove familejn.”
E dini perse ma tha ate fjale? Sepse kishte marr vesh, qe une doja te behesha nje balerin, nuk e di se ku dhe si e kishte marr vesh, por kjo e beri ate ndihej i turperuar prej meje, sepse ne nje fshat te humbur ku burrat dhe djemt ishin te destinuar te punojn vetem ne bujqesi dhe ndertim, te martoheshin dhe te punonin gjithe jeten ne ate fshat duke respektuar traditat dhe me te rendesishmen, te respektonin kanunin e Lek Dukgjinit, pikerisht keta burra nuk kishin te drejt te enderronin te beheshin dicka me shume, e aq me pak nje balerin, ky quhej cnderim per ata.
Im at me beri morale me radhe e me radhe rreth kanunit dhe se cfare duhej te benin burrat e atij fshati, vetem e vetem te me fashiste endrren e balerinit. E bera te besonte se ai ia kishte arritur qellimit me moralet e tij, keshtu qe fillova te bej punet qe ai me caktonte, pastroja stallat, nxirrja lopet ne kodra, korrja barin, mbuloja mullarin e kashtes, punoja me lopat dhe c’do gje tjeter qe benin te gjithe burrat e atij fshati. Por thua se me beri kjo qe te hiqja dore nga endrra ime? Jo aspak.

– C’do te marte dhe te enjte ne Pallatin e Kultures te qytetit qe ishte afer me fshatin tim organizoheshin festa me kercime dhe balet, largohesha nga mesimi dhe shkoja fsheurazi me traktorat e uzainave qe asaj kohe furnizonin fshatim tim me ushqime. Aty kam takuar te ardhmen time, e ardhmja ime ishte nje zoteri rreth te 30tave, aq sa une jam sot, ishe nje kercimtar kaq i zoti, e admiroja menyra se si kercente dhe doja te behesha si ai. Por ndihesha i friksuar te shkoja afer tij dhe ta pyesja, kisha kaq shume padituri ne mendjen time ne lidhje me kercimin. Shkoja gjithmon kur organizoheshin festimet dhe ne nje nga ato dite e kam pershendetur, i tregova c’do gje, pasionin per baletin, deshiren qe te kerceja ne skene, te me shikonin njezit ashtu si shikoja edhe une ate, i tregova per babin tim qe me kishte ndaluar c’do gje qe kishte te bente me kete deshire idiote, sipas tij. Sa here qe shkoja ne shfaqjet e tij, i lutesha te me merrte me vete, i pegjerohesha. Sepse nese rrija aty e dija shume mire qe maksimumi qe mund te beja te hapja nje stall tjeter lopesh dhe ti shtoja dita dites. Nuk e doja ate jete, edhe pse familja ime ishte komplet kunder meje. Ishte ky zoteri qe me ndryshoi komplet jeten time, dhe sot eshte kumbari i vajzave te mia. Ai me tregoi per Ameriken, qe as nuk e dija cfare ishte, me tregoi per menyren se si do iknin, kur dhe si. Nese nuk ikja e dija qe nuk kisha me mundesi tjeter me te mire ne jete. Ka qene nate Shtatori, dhe kam dal nga dritarja e shtepis me rrobat e trupit dhe dy kokrra molle, ajo ishte nata e fundit qe e kam pare shtepin dhe familjen time. Me vone kur kam krijuar mundesin qe te kontaktoja me ta, i kontaktova edhe pse e dija pergjigjen e tyre, por i doja dhe i dua edhe pse nuk me mbeshteten kurre. Babi nuk pranoi te fliste me mua sepse kisha shkelur kanun sipas tij.

Sot kane kaluar 18 vite dhe babi im akoma nuk flet me mua, edhe pse e di qe i kane ngelur edhe pak vite jete perseri nuk deshiren qe te me takoj as mua dhe as femijet e mi sepse per te une isha turpi i familjes. Dhe pas kaq vitesh  mesova se si babi im morri vesh qe une endrroja te behesha balerin. Ne oren e gjuhes shqipe, mesuesi na ka dhene nje detyre rreth deshirave tona, aty kam shkruajtur ate cfare doja, dhe kur mesuesi e kishte lexuar kete, kishte shkuar tek arat ku babi punonte dhe i kishte treguar cfare kisha shkruajtur une, dhe ate nate ishte kur babit me terhoqi nga rrobat dhe me kyci ne stallat e lopve. Pavaresisht vendimit te tij qe te mos me takoj, kur vajza ime e madhe me pyet per gjyshin e saj, i them se ai me ka mbeshtetur ne hapat qe kam zgjedhur te bej, per te vetmen arsye qe te mos krijoj imazhin e gjyshit te keq ne mendjen e saj. Sot rri akoma me syt nga celulari duke pritur se ai mund te me telefonoj dhe te me thot dua te te shikoj, deri atehere vazhdoj te them me ze te larte:
-“Të ndjekësh ëndrrat mund të jetë e mundimshme, por edhe emocionuese. Ndaj përpiqu dhe dilja mbanë. Ndoshta të tjerët mund të habiten, apo të të mbajnë në gojë, sepse ti je duke bërë diçka të re që ata nuk e mendonin, por mos e mundo veten duke menduar për ta. Ti po bën atë që dëshiron dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jep maksimumin tënd dhe ke për ti bërë realitet ëndrrat e tua. Suksesi të takon ty, vetëm nëse përpiqesh. Mendoni për një moment sikur Oprah Winfrey t’i dëgjonte urryesit e saj, apo sikur Steve Jobs të kërkonte një punë shtetërore të qëndrueshme, kur ishte në vështirësi. Ata ia dolën, sepse i vunë në jetë pasionet e tyre. Me një naivitet të tejskajshëm, kisha qëndisur në pëlhurë merimange planin universal se si te ndërtoja pasionet dhe ëndrrat e mija, por nuk ndërtohen kështjella rëre në kohë cunamesh. U rrita me iden që t’ia dal mban.
Nëse punon vertetë me shpirt për atë që do, nuk ka tokë e qiell të të ndaloj. Më kanë thënë, – “Mos u mundo, nuk do ia dalësh.” Nuk i degjova kurrë, dhe e dini pse? Sepse ne bote ka dy tipe njerzish ata qe kane frike te provojne dhe ata qe kane frike nga suksesi jot, por ama harrojn se sukses do te thote te kalosh nga deshtimi ne deshtim pa e humbur entuziazmin, pasi guximi per te vazhduar perpara ka rendesi. Sepse në jetë nuk kam ecur me mendje, por me zemër, ndiqni vetëm zemrën, ajo është organi me inteligjet në trupin e njeriut, eshte oragni i parë që krijohet tek fetusi. Dëgjojeni, nuk keni për të humbur në rrugën e ëndrrave. Sepse ndryshimi mes asaj qe je dhe asaj qe do eshte cfare ben, ndaj mos enderro per suksesin por zgjohu dhe puno per te. Dhe si mbyllje dua t’ju them se ashtu si Mia tek La La Land, unë jam një nga ju, nje nga ata budallenjt që ënderrojn e ecin me zemër në jetë. Do vazhdoj te jem nje budalla që ënderron!
Ju kujtohet kur prindi apo dikush tjeter mund t’ju ka thene: “Eshte femije artist.”
Ju kujtohet? Kaq kisha!
Nga nje fshatar qe nuk ndaloi se enderruari, Blerimi!”

Writer: Edlir Reka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *