Kur krijova këtë faqe, nuk e bëra me idenë që të ishte një hapësirë e bardhë, ku historitë do të jepnin vetëm ndikimin e parë të leximit të diçkaje të re dhe asgjë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që nuk dua të bëj. Historia është ajo që informon breza të panumërt, u tregon atyre për të kaluarën, çfarë ndodhi kur lindi dielli dhe kur perëndoi dielli, kur hëna u ngrit në qiell dhe u fsheh pas maleve. Historia është një labirint në të cilin ka gëzim dhe trishtim, të qeshura dhe të qara, ka të vërtetë, trillime, fjalë për fjalë dhe fjala krijon fjalë. Historia tregon historinë dhe historia i tregohet botës. Sinqerisht, Edlir!
Ne kujtim per ty! U prefsh ne paqe!
Ne kujtim per ty! U prefsh ne paqe!

Ne kujtim per ty! U prefsh ne paqe!


(Po e shkruaj kete histori me lotet qe me rreshkasin neper faqe dhe frymemarria qe me bllokohet, per nje nder njerzit qe gabimisht u largua. Per 25 vjecarin Elsaed, per mikun, shokun, djalin, njeriun qe me mesoi gjera te rendesishme ne jete dhe sa shume duhet ta vlersoja veten.)

Heyy Eli, jam une Edliri, me degjon? Te lutem me thuaj qe me degjon. Te lutem me thuaj, po. Kam shume gjera per te treguar qe nuk i bisduam kohet e fundit.

Po kthehesha nga udhetimi sot, isha rruges ne autobuz dhe po prisja qe te te tregoja se si kalova sot, por nje lajm me beri qe te me tregone se ti ne fakt ishe nisur per nje udhetim goxha te larget, udhetim pa kthim, jo nga ato udhetimet me avion qe ti i kishe shume qef. Vertete ke vdekur Eli? Apo mos vall shoqeria jote po luan me mua dhe po bene shaka?!

Cfare te them per ty? Me thuaj te lutem, te lutem, po me vajton shpirti, po me qan zemra, me dhemb vetja, me dhemb ti, me dhemb gjithecka. Nuk e di, nuk e di …
Kemi vetem pak muaj qe festuam 25 vjetorin tend, dhe ti kishe kaq shume endrra ate dite, kaq shume plane. Ishe plot me jete!
Me thoshe ” O qofte, inshallah te iki perseri ne Italy.” E doje kaq shume ate vend.
Po une pse flas ne te shkuaren, ti nuk ke vdekur. Jo, te lutem cohu Eli, te lutem cohu. Hjde pijm ate kafen e gjate tek Mulliri Vjeter, aty ku e pim per here te fundit. Hjdee pra cohu, boll luajte me mua, ta bejm valixhen gati dhe te nisemi per ne Paris, ashtu si kishim planifikuar. Me the, ” O qofte, te mbaroj karantina dhe do ikim ne Paris.”  He pra, mbaje premtimin, perse ike parakohe? Perse ju dorezove semundjes? Ku eshte Lord Elsaed? Ashtu si e parapelqeje qe ti thoshe vetes.
Kur te shkoj ne universitet, ta kthej koken nga dera e shkolles tende se mos je aty?
Te te marr ne telefon dhe te te them, “Aman Eli, me ndihmo pak me kete detyren se nuk po e bej dot.”
Te te pyes se si gatuhen rosnicat?
Do shkojm neser ne TEG se jane bere ulje, ikim te blejm dicka.
Me thuaj, pergjigju? Cfare te beje? Pergjigju, nuk mundem dot me gjat…

Vellai yt eshte shume krenar per ty, e di? Ti je shembulli i tij ne jete, dhe jo vetem i tij por edhe i imi.
Faleminderit qe me mesove se nuk duhet te ndryshoj per asgje ne bote. Faleminderit qe me the se lekura ime duhet te me dhembe me shume se e tjetrit. Fleminderit qe me bere te besoj se ajo cfare dua une do ia arrij me patjeter, duke besuar tek vetja dhe duke punuar me ndershmeri. Per te qeshurat qe me ke dhuruar, per muziken Sllave qe me ke detyruar ta degjoj me zor e mos te te prishja qejfin ty, faleminderit qe me bere te shikoj brenda vetes time dhe te besoj tek Edliri, tek vetja ime.
Dhe dicka qe doja ta them une per ty, meso te lash enet se tiganin e le gjithmon me vaj, sa here duhet te ta them?

E di po flas me vete, e di qe nuk me degjon. Nuk do ta fal asnjehere gropen qe hape ne kraharorin tim me vdekjen tende. Sa po me dhemb kjo grop e hapur.
Faleminderit per gjithecka, dhe kur te vij tek varri yt do te sjell lulet qe ti pelqen.

Mirenjohes perjetesisht!
Edliri per Elsaedin!
U prefsh ne paqe!

Leave a Reply

Your email address will not be published.