Kur krijova këtë faqe, nuk e bëra me idenë që të ishte një hapësirë e bardhë, ku historitë do të jepnin vetëm ndikimin e parë të leximit të diçkaje të re dhe asgjë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që nuk dua të bëj. Historia është ajo që informon breza të panumërt, u tregon atyre për të kaluarën, çfarë ndodhi kur lindi dielli dhe kur perëndoi dielli, kur hëna u ngrit në qiell dhe u fsheh pas maleve. Historia është një labirint në të cilin ka gëzim dhe trishtim, të qeshura dhe të qara, ka të vërtetë, trillime, fjalë për fjalë dhe fjala krijon fjalë. Historia tregon historinë dhe historia i tregohet botës. Sinqerisht, Edlir!
Do you know what is love?
Do you know what is love?

Do you know what is love?

Jam ulur ne nje kafe te ngrohte, jo si ato kafet e Parist ne rrugicat e ngushta por nje kafe normale dhe tipike e qytetit tim, ku ne nje dite e vrenjtur si kjo e sotmja te ngjalle deshiren e madhe te marresh laptopin dhe kafen tende te preferuar, te perveshesh menget, nje kercitje gishtash dhe gati te flas per dashurin.
Cfare eshte per mua dashuria? Hmmm.. prit te marre pak fryme, po po, me lejo qe te marre pak fryme sepse dicka me kaloi neper kraharor dhe me shtoi nje buzeqeshje ne fytyre sapo ne mendje krijova fjalen dashuri. Se cfare ishte ajo, se di me vertete se cfare ishte, mbase ishte efekti i fjales dashuri ose vete stina e vjeshtes qe eshte nje melankoli e pandreqshme, ose mbase eshte efekti i muzikes qe po degjoj ne keto momente, po po fiks keshtu eshte e ka fajin ky Michael Buble qe kendon kaq bukur dhe te dritheron zemren kur e degjon, apo mos vall e ka fajin nata e erret? Apo mos e kane fajin driat e krishlindjeve qe kam vendosur ne dhome edhe pse koha nuk u ka ardhur akoma, apo mos vall e ka fajin embelsira qe po ha, besoj se sheqeri i saj me ka shkuar nga gjaku ne tru, me ka bere me diabet fare. Keshtu mendoj e kane fajin keto qe ndjeva ate ndjenje ne kraharor dhe jo fjala dashuri. E pse u dashka qe njeriu te ndjej kete reagim trupi dhe shpirti sapo te deshjoj fjalen dashuri?! Ne fakt tani qe e mendoj besoj se e kam gabim, asnjera nga ato me siper nuk ishte shkak i asaj cfare une ndjeva, qe vertete dashuria. Keshtu eshte, po po, pohoj ate qe thash, keshtu eshte dashuria per mua, te ben lemsh nuk di cfare flet, mendimet e tua jane te shkaterruara si gjethet e vjeshtes qe rrezohen ne mes te furtunes dhe kush e di se ku perfundojn. Por jo, nuk do behem ashtu, prit te marre fryme perseri, te fshij pak syzet se papritur mu veshen syte sikur te isha duke qare, ja i fshiva, jam ne rregull tani. Po ia nise perseri avazit te kesaj meseleje te quajtur dashuri.
Dashuria per mua? Ha ha ha, eshte si fatura e dritave, sa me shume energji te konsumosh aq me shume do paguash. Sa me shume dashuri te dhurosh dhe sa me shume te dashurosh dike aq shume do paguhet fatura e kesaj te fundit. Eshte nje koncept shume i thjesht llogjike, le te themi keshtu. Ti dashuron dike, po fatura ku ngelet ne kete mes?
Per mua te dhurosh dashuri do te thote te kesh dashuri. Të kesh dashuri do te thote te kesh shpirt. Të kesh shpirt do te thote te ndjesh se je i ndertuar nga shpirterorja.
Dashuria do kohe, do perkushtim, angazhim, dashuri eshte te kalosh mire me dike, ta kuptosh edhe kur ai hesht edhe kur ai nuk flet, dashuria eshte te dish se cfare mendon tjeteri pa nevoje shpjegimi, dashuri eshte te mbeshtesesh, eshte te flasesht per gjithcka, te pranosh per ate qe eshte dhe ta mirekuptosh dhe jo kritiksoh, te adaptohesh me te, me rutinen e re qe ke zgjedhur te besh, ndonse eshte pak e veshtire por kjo ishte zgjedhja jote dhe e imja po ashtu.

E vertete, eshte e veshtire edhe njekohesishte e frikshme per shume secilin prej nesh sepse sa here qe e gjejm veten te dashuruar kemi frike, frike se mashtrojm veten dhe zbulon se partneri eshte ndryshe nga cfare mendove ne fillim, ndonjehere edhe zhgenjimi nga pritshmerit e larta, qofshin keto te tuat apo te personit tjeter. Mmm frike sepse i druhemi braktisjes nga njeriu qe dashurojm. Keshtu eshte dashuria frike per te mos gabuar. Dhe kush nuk ka frike nga dashuria, eshte budalla. Frikëra që shtohen mbi njera-tjetren dhe kapen forte ne mendjen e individit, i cili nuk mund të heqe dore nga emocionet sepse kjo eshte forca e dashuris, pasi ajo nuk eshte llogjistike por ndjenje.
Dhe e dini kush eshte me e bukura e gjithe kesaj? Kur njeriun dashuron dhe kryqezohet per hir te zgjedhjeve qe mund te bej secili prej nesh, dhe e dini kush e paragjykon dhe kryqezon kete ndjenje te bukur? Ata qe nuk e dine kuptimin e kesaj te fundit. Gjykojn kur dy persona ne rraca te ndryshme, ose fe te ndryshme bashkohen m njeri tjetrin, gjykohen per shtresat sociale dhe me teper, ofendohe. E dini kush e bene kete, ata qe dashurin e quajn mekat dhe mekatin e quajn normale.
Kjo eshte per te ardhur keq!

Te dashurosh nuk do te thote te humbasesh por te qendrosh vetvetja dhe gjithmone te jesh i vertete per ate qe deshiron, per menyren se si synon te perjetosh dashurine. Sinqeriteti ndaj tjetrit dhe respekti ndaj vetes kjo mendoj se eshte celsi i dashurise. C’gje e bukur te mesosh se te tjeret kane nevoje per ty! Perveç kesaj nuk ka dyshim se dashuria na ben me te ndjeshem dhe me te  varur nga gjestet e tjetrit, nga sjellja e tij, nga fjalet e tij. Dashuria eshte e dhimbshme. Ndaj, askush nuk mund te na jape kurre sigurin se tjetri nuk do te na lere kurre, se ai nuk do te na bejme te vuajme. Shijoni emocionet e mrekullueshme qe mund te te jape dashuria, dhe jo te rrethoheni nga frika e vazhdueshme ndaj kesaj ndjenje. Prandaj pavaresisht frikerave qe mund te te jap dashuria gjithmon do them, degjoni zerin e zemres, degjoni veten tuaj, besojini vetvetes. Mesoni tu besoni zerave tuaj. Mesoni te degjoni. Mesoni te besoni. Provojeni! Nuk do ta dini kurre nese nuk e beni. Dhe kur ta beni atehere dijeni qe jeni ne harmoni me veten tuaj dhe ajo qe beni eshte e mire per ju…

Njeriu nuk dashuron per te qene si shkembim i dashuruar. Dashuron per te dashuruar! Une te jap dashuri sepse te dua, jo sepse pres ti te ma kthesh dashurine!
Pra me pak fjale, vetem zemra mund te shohe me te vertete, thelbesorja eshte e padukshme per syrin!Ka nje bote te te gjalleve dhe nje bote te te vdekurve, dhe ura ne mes tyre eshte dashuria.
E vetmja domethenie dhe e vetmja mbijetese, kjo eshte dashuria per mua.

Por mos harro dicka, rruga e dashurise nuk ka tabela sinjalistike, eshte vertete nje rruge qorre ku rrezikon qe te perplasesh ne kryqezimin qe ndodhet vetem disa metra large teje, andaj kur te jesh ne kryqezim sigurohu qe te jesh i bindur ku do shkosh, e kur drita jeshile te ndizet merre fryme thelle dhe nisu per nje udhetim dashurie. Rruge te mbare! Love!
Me dashuri, per dashurin, Edliri!

Writer: Edlir Reka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *