Kur krijova këtë faqe, nuk e bëra me idenë që të ishte një hapësirë e bardhë, ku historitë do të jepnin vetëm ndikimin e parë të leximit të diçkaje të re dhe asgjë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që nuk dua të bëj. Historia është ajo që informon breza të panumërt, u tregon atyre për të kaluarën, çfarë ndodhi kur lindi dielli dhe kur perëndoi dielli, kur hëna u ngrit në qiell dhe u fsheh pas maleve. Historia është një labirint në të cilin ka gëzim dhe trishtim, të qeshura dhe të qara, ka të vërtetë, trillime, fjalë për fjalë dhe fjala krijon fjalë. Historia tregon historinë dhe historia i tregohet botës. Sinqerisht, Edlir!
Ateherë, fillojmë… 27 Maj 2021
Ateherë, fillojmë… 27 Maj 2021

Ateherë, fillojmë… 27 Maj 2021


Atehere, fillojme… 27 Maj 2021
Kisha dite qe dicka brenda meje me ngacmonte, nuk me lejonte qe te merrja fryme lirisht, te beja me pasion gjerat qe doja. Nuk me lejonte, nuk e dija se cfare ishte, ose mbase edhe e kisha kuptuar por mbase genjeja veten time. Por ja sot, pata pak guxim, pak force, aq force sa me ka ngelur, te hap laptopin, te pastroj tastieren e tij, te vendos muziken melankolike ne sfond, te marre fryme thelle dhe te ulem ne qoshen time te preferuar.
E dini cfare,  nuk qenka e lehte, mendova se me dy, tre udhetime dhe ca dite pushime ne plazh do e kaloja, por ja qe jo. Dua ta shkruaj kete qe kam brenda, e di qe duhet, dicka brenda meje ma tregon dhe me thote, Edlir jepi, shkruaj ate qe ndjen, mjafte luftove me veten.
E admiroja veten time, tingellon pak e frikshme kjo qe thash, por ja qe keshtu eshte. E admiroja veten time per forcen qe vertete mendoja se kisha, per guximin qe kisha, per menyren se si mund te luftoja c’do gje te keqe qe mund te ndodhte ne jete. Hehhh derqi e marrte, c’brockulla paskam thene me veten time.
27 Maj 2021… ahhh dreq, perse? Sapo e permenda kete date syte me perloten direkt, me dridhet buza, dicka e forte kalon mes kraharorit tim, mbase dhimbja, ose malli per te, asgje nuk me eshte e ditur brenda meje. C’do gje paskerka qene enigme.
Ate dite, qielli ishte i zymte, here pas here pikonin disa pika shiudhe para se te nisesha per udhetim, e ndejva qe nuk ishte dita e duhur per te vizituar natyren me miqte, madje kur bisedova me mamin ne celular i them: “Bohhh qenka dite e shpifur, nuk paskam qef te shkoje.” Me sa duket paska qene nje shenje, paska qene nje shenje qe ajo date do ngelej shenje ne mendje por mbi te gjitha ne zemren time. Ne kthim te atij udhetimi, gjate kohes qe qielli po qante, papritur lexova mesazhin:
“Elsaedi na la, behu i forte Edlir!”
Te behem i forte heee? E kam harruar kuptimin e kesaj fjale. E kam harruar se c’do te thote te shijosh diten tende, momentin, dhe kohen, me duket si nje e shkuar e larget dhe e pa arritshme me. Me duket sikur i kam thene lamtumire njehere e pergjithmon asaj kohe. Por tani qe po reflektoj, e kuptova. E paskam pasur gabimin vete, nuk duhet ta kisha mbuluar dhimbjen vetem per hir te njerzeve, nuk duhet te kisha bere veten time te besoja se dhimbja kishte kaluar, kur nderkohe nese nuk e trajtoja me ilacin e duhur ajo ishte po aty, madje behej edhe me e madhe.
Gjate 40 diteve te zise tim degjova dhe lexova mesazhe qe me benin te qeshja nga nervat.
“Uaa Edlir, do rrish me te zeza 40 dite?! ”
“Po si ndodhi? ”
“Hee boll edhe ti, mjaft e bere tragjike, se ke jeten perpara.”
“Edlir, mos posto foto te tij, mbaje brenda vetes mallin dhe dhimbjen e tij.”
dhe qershia mbi torte  – “Ahhh sa gjynaf, ishte i ri.”
Keto fjale dhe mesazhe qe shpesh i degjoja dhe i lexoja gjate atyre diteve, ma shpifnin c’do gje rreth vetes time. Dhe fillova qe te genjeja veten time, duke thene, po mbase kane te drejte, duhet te vazhdoj jeten para, do me kaloje dhimbja, do mesohem. Hehh cfare budallalliku apo jo?
Fillova qe te shkoja i qeshur ne pune, kur nderkohe shpirti me qante, fillova te dilja me shoqerin kur nderkohe shpirti donte qe te rrinte ne shtepi dhe vetem te qante, fillova qe te planifikoja pushimet sepse mendoja se isha gati per pushime, dhe shpirti aty s’me tha me asgje, me la te lire qe ta kuptoja vete qe nuk isha sheruar. U nisa per pushimet e kesaj vere, po beja c’te ishte e mundur qe ta shijoja veren, plazhin, diellin, darken, perseri kishte dicka, por qe kurre nuk ia vura veshin. Pune e madhe forte i thash vetes, po kush e di nga se do e kesh. Keshtu qe u nisa per tjeter udhetim, per ne Theth, aty ku reflektova. Ne kthim, makina jone kaloi ne nje rruge qe ne syt e mi dukej e njohur, pak me poshte ishte tabela rrugore qe lexonte “KOPLIK” aty ku Eli, lindi, u rrit, dhe vdiqe. Ula koken dhe fillova te qaj brenda vetes time, ne menyre qe mikesha ime mos te me shikonte. Ne ate moment kuptova qe dhimbja ishte aty, ishte zmadhur, dhe me tha: ” Edlir, ke nevoj te qash me ze, te ulerasesh forte, te nxjerrresh gjithe dhimbjen qe ke brenda ne shpirt, nuk e ke kaluar dhe nuk do e kalosh per nje kohe te gjate. Mos i degjo njerzit kur te thone, vazhdo para ne jete dhe mos vajto per Elin. Ata nuk dine asgje, nuk e dine se si ti je brenda vetes tende. Lere dhimbjen te beje punen e saj. Do e kuptosh vete kur te jesh gati per t’ia nisur jetes nga e para, por deri atehere qaj dhe mos e mbulo me dhimbjen.”
Ate nate, jam shtrir mbi krevat dhe lotet dilnin pa kuptuar, kerkoja mes rremujes qe me ishte krijuar ne kraharor kujtimet me Elin, me kishte marr malli, me shume nga sa e kisha menduar.
E di qe do e kem te veshitre, dhe per me teper kur c’do gje me kujton ate, shtepia e tij qe eshte afer me timen, universiteti ku ai studionte qe eshte ngjitur me universitetin tim, Mulliri i Vjeter ku pinim makiaton e gjate me akull dhe embelsiren me cokollat, kenget e Edith Piaf, luledielli qe ai e pelqente aq shume dhe tashme ia coj aty ku fle gjume,  madje madje edhe klientet ne pune kur i degjoj qe jane nga Shkodra me mbushen syt me lot, me kujtohet e folura shkodrane e Elit, qyteti i Shkodres qe tashme jam dyfish i lidhur me te. Perse ky labirinth kaq i ngaterruar si zorret e barkut?!
Mjaft sa melankolik u bera, apo mbase e ka fajin kjo kenga melankolike ne sfond, uhh jam kuturru. Ose ashtu si do thoshte Eli: “Po keshtu jeni ju peshoret, koqe kandari dhe romantik te pandreqshem.”
Po afrohet Shtatori, ditelindja ime, kishim bere plante per kete ditelindjen time ne Shtator, Eli kishte kohe qe e planifikonte kete surprize dhe ne takimin e fundit qe ne kemi bere bashke para se Eli te semurej, me thote;
“Edlir kam bere plane per ditelindjen tende, meqense ti e do pafund Parisin, kur te kthehem nga Kopliku do ikim te presim biletat bashke. Do ikim ne Paris kete Shtator te ditelindjes tende.”
Ato bileta nuk u morren kurre, Eli nuk u kthye me kurre nga Kopliku qe prej asaj dite, dhe ditelindja ime nuk do jete e plote kete Shtator, aty ne tavoline do jete nje karrige bosh, sa bosh mund te jete?
Nese nje dite do jeni te trishtuar, qani, nuk eshte trup te qash. Mos lejoni njerzit te mbulojn ndjenjat tuaja. Mos mbuloni ju vete dhimbjen tuaj, mos t’ju vij turp te tregoni nese jeni te trishtuar dhe thjesht doni te qani. Lereni dhimbjen te beje punen e saj, mos luftoni me dhimbjen eshte me e forte se ne, me e forte se dashuria. Lereni deri sa t’ju vras dhe forcen e fundit te mbetur brenda jush, dhe pasi dhimbja te kete mbaruar pune me ju, atehere do jeni gati te rifilloni perseri jeten aty ku e keni lene.
Dhimbja tek mua eshte akoma ne fazat e para, nuk ka mbaruar pune ende, kam rruge te gjate per te bere me te, dhe ne fund te rruges e di qe do ia nise aty ku e kam lene, por deri atehere, do e le dhimbjen te beje ate ca ka ne mendje, e di, e kam betejn e humbur.
Por nuk jemi kurre te vjeter per ti vene vetes nje qellim te ri apo per te jetuar nje enderr te re, sepse jeta eshte si te ngasesh bicikleten, per te mbajtur ekulibrin, duhet te vazhdoni te levizni.
I detyrohesha vetes time nje shpjegim, Elit dhe kohes. 
Se per pak harrova, nese nje dite do dyshoj se sa shume me mungon, do ngreje shikimin lart dhe do shikoj qiellin dhe do perpiqem te gjeje fundin e tij. Atehere ndoshta do ta kuptoj.
Dhe nese nje dite do me kerkojne te them historine e jetes time, nuk do te them shume
gjera…
Do them vetem një fjale, emrin tend, sepse thjesht ti je e gjithe jeta ime.
Eli, I miss you everyday. With love, Edlir!
fund 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.