Kur krijova këtë faqe, nuk e bëra me idenë që të ishte një hapësirë e bardhë, ku historitë do të jepnin vetëm ndikimin e parë të leximit të diçkaje të re dhe asgjë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që nuk dua të bëj. Historia është ajo që informon breza të panumërt, u tregon atyre për të kaluarën, çfarë ndodhi kur lindi dielli dhe kur perëndoi dielli, kur hëna u ngrit në qiell dhe u fsheh pas maleve. Historia është një labirint në të cilin ka gëzim dhe trishtim, të qeshura dhe të qara, ka të vërtetë, trillime, fjalë për fjalë dhe fjala krijon fjalë. Historia tregon historinë dhe historia i tregohet botës. Sinqerisht, Edlir!
22 vitet e Edlirit
22 vitet e Edlirit

22 vitet e Edlirit

Si ne shenje falenderimi per familjen time qe me mbeshteten gjithe jeten per kete qe jam, dhe absolutisht per miqte e mi, dua te tregoj per ata qe kane sy per te pare ashtu si duhet pare, per ata qe kane vesh per te degjuar ashtu si duhet degjuar dhe per ata qe kane zemer per te ndjer ashtu si duhet ndjere, historin e 22 viteve te mia dhe se sa shume e njoha veten time ne kete vit te fundit.

Si një person që i pëlqen të frymëzojë të tjerët, edhe unë duhet të pranoj se fymëzohem nga disa persona. Si frymëzim për mua janë të gjithë ata persona që kanë kaluar nëpër shumë vështirësi dhe asnjëherë nuk janë dorëzuar. Fjalët që do të shkruaj më poshtë, janë të gjitha mësime që unë i kam marrë përgjatë jetës sime. Une nuk jam shkrimtar, nuk jam shume i sakte ne shkrim, mbase disave nuk do u pelqej me pasi te mesojn te verteten rreth meje, ndoshta historia ime nuk eshte me e bukura qe ke degjuar, por ajo qe dua te marrin te gjithe nga kjo histori eshte mesazhi per jeten e gjithe secilit prej nesh. Dua te merreni me te miren e saj, pse jo tek e fundit. Andaj me lejoni te tregoj se si ky djali qe ju shikoni ne Instagram kaq te qeshur, kam ecur mbi xhama te thyer, me lejoni te tregoj per te gjithe ju se kush jam une, me lejoni te tregoj se cfare kam mesuar nga jeta ime.

Po marre kafen time me qumesht te ftohte, ne sfond muziken time te preferuar, nje kercitje gishtash dhe te pervesh menget per te shkruar historin. Atehere…
Une kam lindur me 23 Shtator ne qytetin e Beratit, nje qytet shume i vogel, por per mua mbetet shtepia ime gjithmon, vendi ku kam nisur hapat e pare ndaj vetes time. Vij nga nje familje e madhe, prinderit, vellai i madh, dy motrat dhe une, femija i fundit i familjes. Jam rritur nen dashurin e te pesteve, nen perkujdesjen dhe edukates se tyre. Dhe e pranoj qe jam me fat. Ne femijerin time mbaj mend qe kam qene me i lidhur me njeren prej motrave dhe me askend tjeter ne familje pervec saj, sepse pas lindjes time nena ime u semur dhe ajo ishte njeriu qe me rriti edhe pse vete ishte ne mosh te vogel, madje motres sime i kam then per here te pare “mami” sepse realisht ka qene e till per mua. Duke filluar se cfare vishja, cfare duhet te haja, madje edhe se me cilin duhet te shoqerohesha. Me priste tek dera e shkolles dhe me merrte hopa nga shkolla deri ne shtepi, luante me mua kur qaja per kapricot e mia, me sillte gjithmon dy gjerat e mia te preferuara te femijeris, Suko dhe BoniBon, sa here ia kerkoja ajo i sillte ne shtepi kur vinte pas shkolle. Gjithmon isha djali qe kisha c’do gje, sa here qe flisnim me babin ne celular i kerkoja biciklete sepse e kisha par tek kukullat Simpa dhe e doja me patjeter dhe kur babi ma solli dilja me te ne lagje dhe krenohesha, duke thene me krenari, “Ja ma solli babi kete” Por dhurata me e bukur qe merrja ishte vete ardhja e babit tim, sepse vetem nje here e shikoja me sy, kur vinte nga emigrimi per pushimet e vitit te ri, ajo ishte koha kur ishim vertete te gjithe bashke nen nje cati. Kur e kisha babin ne shtepi ndihesha sikur kisha Superman-in aty, me hidhte hopa ne ajer dhe thoshte ” Edliri babit qe ma mbush shtepin plot me te qeshuren tende.” Femijeria ime ka qene nje Piter Pan ne stilin Shqipetar. Ka qene nga ato femijerit qe nuk njihja limite, vrapoja, qeshja, bertisja, hidhesha, notoja, fluturoj, beja c’do gje qe perfshinte ne veten e saj lirine. Dhe ishte vertete nje femijeri e lire per mua. Nuk do kete te dyte si ajo kohe.

Ne perfundim te 9-vjecares mesueset na pyesnin se ne cilin gjimnaz do shkonim, une kisha vendosur qe te shkoja ne liceun artistik per pikture, besoj se ka qene zgjedhje e mire per mua asaj kohe, sepse te studioje ne lice ne nje qytet te vogel si Berati ishte privilegj, epo la ta quajm keshtu. E di si i kujtoj 4 vitet e liceut? Kam qene pa kart indetiteti, fiks koha e adoleshences kur njeriu arrin te kuptoj cfare do dhe kush eshte, une nuk arrita dot qe ta beja kete gje ne ate kohe, ndofta per 1001 arsye qe askujt nuk mund t’ja ve dot fajin. Perpiqesha te kuptoja veten kur shikoja ne sy dike, kur shikoja ne sy nje vajze cfare ndejeja dhe kur shikoja ne sy nje djale cafre ndjeja, ishte dicka e trazuar, si ne form turlie qe s’ka mundesi ta haj njeri, ishte the same shit per mua. Perpiqesha te beja dicka qe te kuptoja se kush isha dhe gje nuk kuptoja, ose mbase e kuptoja dhe genjeja veten per faktin se jetoja ne nje qyetet te vogel dhe trysnia e madhe e shoqeris per te krijuar nje lidhje me nje vajze ishte e vazhdueshme, sepse nje djale qe ishte i lidhur kishte “pushtetin” por me mua nuk funksiononte kjo gje, pavaresisht se isha nje lemsh i madh me veten, ate pushtetin idiot per te qene ne qender te vemendjes dhe qe fatkeqsisht e doja e kisha, ne formen time po. Tani kur kthehem ne retrospektiv me vjen te qesh per ate kohe sepse sa here qe uleshim ne tavolinen e famshme te cuanve dhe fillonin bisedat per vajza kurre se kuptoja pse rrija si shit dhe kishte raste kur edhe qeshja kot per nje shaka me “kode” sic quhen ne grupin e cunave. Tani i them vetes pse dreqin je ulur ne ate tavolin, kur nuk ishe ne habitatin tend. Por mos te qaj per qumeshtin e derdhur. Ne ato vite me kujtohet nje Edlir i perhumbur qe kur i afrohej nje vajze ndihesha si nje cop akulli mes akullnajes se madhe, dhe i beja dy hapa pas. Mbaj mend se si pasi mbaroja shkollen shkoja dhe hidhesha ne krahet e mamit dhe te babit dhe i perqafoja sikur te kisha 100 vite pa i pare. Mbaj mend se si vellai im i madh me thoshte duke qeshur kur dilnim xhiro ne bulevardin e qytetit,”Duaje veten sic je, mos caj koken per te tjere se me ke mua krah” e shikoja ne sy dhe nuk e kuptoja se per cfare e kishte fjalen, nuk e kuptoja sepse nuk dija akoma se kush isha. Dhe sa here qe isha i perhumbur mes rremujes se qenies time njerzore merrja penelat, bojrat e vajit tablon e bardhe dhe filloja pikturoja pa pushim derisa qetesohesha shikoja perqark dhe thjesht merrja fryme. I jepja Cezarit ate qe meritonte. Vitet e liceut ne nje menyre kuturu mbaruan dhe iken bashke me gjethet e vjeshtes duke i marr era, sebashku me gjithe rremujen qe i kisha krijuar vetes ashtu sic shpesh bej me veten.

Ate dite u ngrita heret qe te kapja autobuzin e pare per ne Tirane, sepse duhet te sistemoja rrobat ne konvikt dhe me pas te shkoja per regjistrimin ne universitet. Fatmiresisht asaj kohe njera nga motrat e mia ishte akoma ne Tirane sepse ishte ne vitin fundit te specializimit per degen qe po bente dhe gjithmon isha ne krahet e saj per c’do gje. Dhe kur vendosa qe ate vit mos te regjistrohesha ne universitet aty ne Tirane dhe doja te aplikoja jashte ajo ishte e para nga familja qe e morri vesh dhe e me ndihmoi per aplikimin. Por derisa te vinte pergjigia doja te rrija ne Tirane dhe te punoja. Me kujtohet si sot, une asaj kohe kam qene rreth 17 per 18 vjec dhe nuk kisha perjetuar kurre asnje ndjenj deri ne ate moment dhe me sa duket kishte ardhur koha qe ta ndejeja. Zbres shkallet e konviktit dhe dal ne rruge per te shkuar ne pune dhe ne rrugicat e qytet studentit shikoj nje djalosh, me syt qe i kishte plot jete dhe nje ze te plote qe te kumbonte ne vesh, ishte Eli. Me nje hap te ngadalte kalojm te dy afer njeri tjetrit, shikohemi ne sy dhe thjesht e pa kuptuar kisha turp, ula koken dhe ika. Dhe rastesia qe eshte mbreti i botes, na beri qe shpesh te shkembeheshim te dy tek e njejta rruge ne Qytet Studenti dhe gjithmon shikoheshim ne sy dhe ne ate shikim kishte dicka qe fliste me shume nga c’mund te flisnim ne. Doja prap ta shikoja, dhe c’do here kaloja tek e njejta rruge vetem e vetem qe te perballeshim perseri, por nuk e pash me. Nuk i dija as emrin por me pelqente menyra se si ai me shikonte. Dhe pakuptuar po ndihesha i merzitur qe djalin te cilin kisha nje muaj qe e shikoja tek e njejta rruge, tashme nuk e shikoaj me. Doja te kuptoja pse ndihesha i merzitur per nje djale qe me nuk e shikoja, mbyllja syt dhe mndoja pse isha i merzitur. Ose e kisha kuptuar dhe nuk isha qarte, ose nuk isha i qarte sepse gje skisha kuptuar, uhh jam vertete nje lemsh. Dhe pikerisht aty po me kujtoheshin vitet e adoleshences time ne Berat kur isha komplet i perhumbur, po ndjej sikur ato vite po me vinin perseri te shtruara ne tavolin me luge floriri. Por mes atij lemshit qe krijoj me duart e mia, nuk do i lejoja vetes qe te perjetoja perseri te njejten humbetire qe perjetova dikur. sepse aty kuptova dicka, mbase e kam kuptuar gjithmon por kam genjyer veten time qe se di pse e kam bere, por besoj se skam qene i vetmi, por ndofta duhej ky shikim qe te me bente te isha i qarte me veten. Rrembej telefonin si i terbuar dhe telefonoj motren time, i them me nje ze te ngjirur se duhet ta takoja, takohemi ne parkun e qytetit ulimi ne nje stol qe ishte i fshehur nga njerzit dhe filloj te qaj direkt, filloj e qaj me denes, qaj si shiu i vjeshtes pa ndalim, ajo me mbeshtet koken tek kraharori i saj dhe me thot:
“Edlir cfare ke, pse qan keshtu?”
“Dua te te them dicka, por kam frike nga reagimi yt, kam frike nese te humbas ty dhe pjesen tjeter.”
“Thjesht thuaje Edlir, une jam motra jote, nuk ka arsye pse t’me humbasesh.”
“Po nese te humbas?”
“Ejj mjaft, fol cfare ke?”
“Une jam… e di cfare, lere me mire, asgje eja ikim, skam gje per te thene.”
“Ejjj ulu ketu, edhe pse je rritur, ti per mua ke per te mbetur gjithmon Edliri qe e laja kur ishte i vogel dhe te njoh shume mire. Dicka te mundon, thjesht thuaje. Po te degjoj.”
“Nuk di si t’ja nise, kur ishim ne Berat kam qene i perhumbur, nuk isha i sigurt ne veten time, tani qe erdha ketu papritur rastesia me solli para nje djale qe e shikoja gjithmon, kishte dicka ne shikimin tone sa here qe shkembeheshim, dhe pa kuptuar, u qartesova mbi veten time dhe ..”
“Edlir do te thuash qe je gay?”
(ne ate moment ngrij i gjithi dhe shikoj motren time ne sy palevizur)
“Seriozisht mendon se une apo pjesa tjeter e familjes nuk e di kete gje, seriozisht mendon se do na humbisje per kete gje ne , kurre. Ne thjesht te kemi pritur ty qe te ishte i qarte ti se cfare doje, kemi pritur qe te kuptoje vete se kush je dhe cfare do pa ndjere trysnin e askujt prej nesh.”
“Pse sma keni thene kurre qe ju e keni ditur per mua? Pse s’keni thene kurre asgje?”
“Sepse ishim te bindur qe ti do e kuptoje vete, dhe ne asnje menyre nuk duhet te nderhynim ne jeten tende. Dhe kjo frika jote qe ke menduar se do na humbisje ne eshte budallallik, pse duhet ta mendosh kete gje. Ne te jemi ne borxh ty, une, motra tjeter, vellai, babi, te jemi ne borxh dhe kjo mbeshtetje eshte me e pakta qe ne mund te bejm per ty.”
“Jeni ne borxh me mua, pse? Se kuptoj?!”
“Eja ketu i vogli motres, mbeshtetu tek une te te tregoj dicka. Te kujtohet kur ti ishte 15 vjec, askush nuk ishte ne shtepi me ty kur mami u semur. Une sapo kisha filluar universitetin large shtepis, motra dhe vellai ishin jashte shtetit, babi sapo ishte kthyer pas 25 vitesh emigracion ne Shqiperi dhe nuk ishte ambientuar shume mire me vendin, dhe fiks ne ate kohe mami u semur me kancer dhe filloj te bej kimioterapi, dhe ti, ti ishte aq i vogel per te perballuar ate sfid te madhe, qeshje ne sy te mamit dhe te babit dhe kur ishte i merzitur futeshe ne tualet dhe qaje, na merrje ne ne celular dhe thoshe, nuk mundem, se shikoj dot mamin duke vuajtur, se shikoj dot mamin pa flok, se shikoj dot mamin c’do jave duke marre serume ne spital. Qaje fsheurazi tyre per te mos i lene te kuptonin se ti ishte i dobet, dhe ne fakt ti nuk je shpirti motres, ti je njeriu me i forte qe kam njohur ne jeten time. Ti ja dole mban qe te rrije i forte derisa mami u sherua, ti ia ndole mban me provimet dhe dole shkelqyer pavaresisht se cfare ishe duke kaluar, ti ia dole mban ate qe ne te peste nuk do e benim kurre te vetem. Dhe per kete te jemi ne borxh, dhe te kerkojm falje qe nuk ishim aty c’do minut me ty per te te ferkuar shpatullen. Me fal Edlir.”

Me kujtohet se sa fort jemi perqafuar me njeri tjetrin, filluam te qeshnim me lot ne sy duke u shtrenguar tek njeri tjetri. aty mu kujtua fjalia qe me thoshte vellai im dikur, “Duaje veten sic je, mos caj koken per te tjere se me ke mua krah” tani e kuptova se cfare donte te thoshte, e kuptova shume mire sepse ata e kane ditur per mu se kush isha une ende pa kuptuar une vete se kush isha. Jackpot, e ndjeja veten time fitues, edhe pse nuk morra ndonje kup floriri sepse normalisht nuk do mend, njeri kup floriri nuk do me jepte se une kuprova qe isha gay, por ndihesha fitues ne nje nga ditet me te bukura te jetes time, ku te shikoja familjen time te perqafuar, te me donin akoma edhe me shume per ate cfare isha. Une fitova, kjo ishte fitorja me e madhe ne jeten time, nje familje shqiptare ishin krenar per djalin e tyre gay. Ja kaq kisha, mbaroi ketu. Hahaha jo jo, kemi akoma.

Koha kaloi si slide ne PowerPoint dhe erdhi dita kur po beja gati valixhen per te ikur ne Italy per te nisur Intership-in ne fushen e gazetaris. Ishte hera e pare qe po dilja jashte Shqiperis, dhe isha vertete i emocionuar, nisem per ne Italy dhe aty me priste nje tjeter jete, gjithashtu me priste motra me familjen e saj, aty ku edhe qendrova per nje vit sa isha ne Italy. Me kujtohet se sa “fshatar” ndihesha me stilin e veshjes time, menyra se si isha mesuar te beja jeten kunderejt asaj cfare po shikoja aty, me dukej vetja njeri i dal jashte mode. Por s’ka gje qe nuk rregullohet dhe fillova te ndjek jeten e tyre, dhe te behesha djale i kohes me demek.
Dhe kush e mendonte qe aty ne Itali do e shikoja perseri?!
Afrohet drejt meje dhe me thot:
“Ti je ai djali qe te kam pare ne Qytet Studenti?”
Ishte Eli, djali qe shikoja c’do mengjes ne rrugicat e ngushta mes per mes konvikteve. U emocionova? Do genjeja nese do thosha jo.
Pak i hutuar i them:
“Po une jam.”
“Te mbaj mend kur shkembeheshim rrugve. Pse ke ardhur ketu?
“Kam ardhur per studime, po ti?”
“Edhe une. Deshiron te pijm nje kafe bashke, tek kafeneja ne fund te kesaj rruges, eshte shume e bukur.”
Te them te drejten me zi e kisha pritur kete ftesen sepse shpesh si njeri i mefsht qe jam nuk para ftoj te tjere ne kafe, madje prisja qe Eli te me ftonte per kafe qe kur shkembeheshim ne Qytet Studenti, por ja qe i duruari i fituari. Dha pa u nguruar fare i them direkt po, pa mbaruar mire fjalin, me pak fjale ia tregova hapur fare qe “Shyqyr qe me ftove se po vdisja qe te dilja me ty.” hehhh normale qe kete gje nuk e thash me ze, thjesht e mendova me vete, sepse nuk jam aq i mefsht.
Eli ve buzen ne gas dhe me thot, “Okay, eja nisemi per aty.”
Me kujtohet se sa shume kemi biseduar bashke ate pasdite, sikur te kishim vite e vite qe njiheshim. Per familjet tona, shkollen, nga vinim, hobit, muziken qe degjonim, ushqimin, c’do gje. Takoheshim radhe here sepse jetonim ne qytete te ndryshme te Italis dhe sa here qe takoheshim gjithe dita kalonte ne krah te njeri tjetrit, U beme dy miqe te mire pa e kuptuar se si. Nje vit kaloi shume shpejt si nje uragan, dhe per 1001 arsye duhet te kthehesha perseri ne Shqiperi, ndersa Eli qendroi akoma aty. Jeta e Italis mbeti thjesht nje kujtim i bukur per mua ne ditar, dhe absolutisht nje nga eksperiencat me te bukura te jetes time.
E di qe jeni kurioz te dini mbi lidhjen time me Elin, epo le te themi qe ka qene e komplikuar, besoj se kjo eshte fjala qe i pershtatet me mire lidhjes tone. Prandaj beni mire te fusni nje sy gjume sepse keni ende per te lexuar.
Kane qene 4 vite, fiks si film romanik dhe me drama, ja pse une i pelqej aq shume filmat e tille sepse me duket sikur shikoj jeten time ne TV por me personazhe te tjere. Eli e donte shume qytetin e tij, Shkodren, dhe shpesh arratiseshim atje larg zhurmes se Tiranes, dhe pikerisht ne ate qytet Eli me kerkon qe te jete i dashuri im. Dhe te them te drejten ashtu sic prisja me padurim ate ftesen per kafe, ashtu isha duke e pritur edhe kete moment, por qe normalisht kurre nuk e shfaqja, beja kot te veshtirin sikur cafre isha, dhe nderkohe nga ana tjeter digjesha per te. Po kjo pak rendesi ka, mos ti nxjerr te palarat vetes, hahahaha.
Dua te jem i drejte, ai ka qene njeriu me me jete qe kam njohur, ishte ai i pari qe organizonte nje udhetim, nje darke romantike ne shtepi, nje shetitje nga liqeni, ai qe te merrte ne oren 12 te nates dhe me thoshte “Ti hipim makines dhe hajde ikim diku.” Aventure? Po.
Lidhja jone sic thash ne fillim ka qene si film romanc-drame. Jemi shkeptur shume here nga njeri tjeteri per gjera qe mbase nuk duhet te kishin ndodhur, por jeten pas se kthen dot kush, keshtu qe me mire po vazhdoj te tregoj se sa te rri e te mendoj.
Kemi qene te dy kokeforte, ai me shume se mua, e une me pak. Kur beheshim te dy nje mendje per dicka ishte fest per ne, sepse ne 100 here 1 here ndodhte. Per shkak te kesaj kokefortesis tone shpesh perfundonim te ndare nga njeri tjeteri per nje kohe te gjate, derisa te na zbriste inati. Dhe sa here qe ne te dy shkeputeshim, perfundonim te dy duke dale me dike tjeter dhe asnjehere nuk na shkonte mbare edhe perfundonim duke marre ne celular njeri tjetrin perseri dhe i thoshim,
“Hee..”
“Ca ke bere gjate kesaj kohe?”
“Njoha dike tjeter, por nuk me eci.”
“Po edhe une, te njejten gje bera. Por as mua s’me eci.”
Dhe diten tjeter lidheshim perseri sikur te mos kishte ndodhur asgje. Tregonim c’do gje qe kishim bere gjate kesaj kohe dhe ia nisnim perseri romances tone deri ne shkeputjen e radhes, e them kete sepse ishim te dy te bindur qe do shkeputeshim prap. Ne heren e fundit qe u shkeputem, ka qene nje kohe e gjate, me shume se heret e tjera, dhe kete here mendova se ishte vertete fundi i lidhjes tone, andaj fillova te perpiqesha te vazhdoja jeten time, dhe asaj kohe njoha nje djal tjeter, por kete here ishte ndryshe, djali me te cilin kisha filluar te shoqerohesha, po e pelqeja. Kjo me trembi, sepse edhe pse i ndar nga Eli nuk mund ti hidhja tutje gjithe momentet qe kisha kaluar me te, por kur e mendoja se sa here ishim ndare thosha se kete here ka marr fund vertete.
Andaj mendova se duhet ti jepja vetes time nje mundesi me dike tjeter, edhe pse zemra me shkonte ne drejtim te kundert, perseri shtyja veten se midis nesh ka marr fund. Edhe pse komunikimi si shok midis nesh nuk rreshi kurre edhe kur ishim te ndare. Shpesh shkembenim sms te tipit:
“Si po te shkon njohja me ate djalin tjeter?”
“Shume mire, po ty?”
“Edhe mua.”
Edhe pse te ndare ne nje fare menyre kujdeseshim per njeri tjetrin edhe pse shoqeroheshim me dike tjeter, ishte dashuri qe edhe sot nuk arrij ta kuptoj. Kaloi kohe me djalin qe kisha filluar te shoqerohesha edhe ashtu sic e thash me siper, kisha filluar ta pelqeja, dhe fiks ne momentin kur mendoja se kisha gjetur nje dashuri te re tek ai, c’do gje shkoi per dreq dhe perfundoj duke marr ne celular Elin dhe duke qar i them:
“Ti e ke fajin, sa here qe jemi shkeputur jemi shkeputur per fajin tend, per ate kokfrocin tende qe ke, jemi grindur vetem per fajin tend. Po te mos ishim ndare nuk do isha njohur me kete djalin qe fillova ta pelqej dhe shkoi per dreq, tani jam i merzitur. Per fajin tend. Pse, sepse jam i merzitur, ma ke bere jeten rremuj, me mire mos te te kisha njohur fare, ke hyre ne jeten time dhe e ke kthyer permbys sepse te dua kaq fort, mendoj per ty, ndjej mall per ty, me ka marr malli per kafet tona, per mbremjet tona ne divan, per momentet kur gatuanim dhe lanim enet bashke, per pazaret qe benim, per udhetimet qe benim, me ka marr malli per ty pse dreqin duhet te shkeputemi dhe te dy perfundojm duke njohur te tjere, pse Eli? Pse dreqin vazhdojm bashke ne kete menyre, pse dreqin nuk i japim fund njehere e mire? Pse me mban peng kur nderkohe jem ndare me qindra here. Te urrej per gjithe lemshin qe me ke krijuar. Une nuk…
Eli me la te shkarkohesha nga inati dhe nervat, me la te flisja pa pushim, dhe thjesht degjoja frymemarrjen e tij nga ana tjeter e celularit kur une shkarkoja nervat e mija. Me degjoi pa thene asnje fjale, me la te flisja sic shpesh bente kur isha i merzitur dhe me nderva. Ne nje moment me ndalon dhe me thot:
“Ku je qofte?”
“Ne shtepi idiot.”
“Po vij me makin, per 8 minuta jam aty.”
Kur hapa deren dhe e pash aty Eli filloj te qaj dhe hidhet drejt meje duke me perqafuar, afron buzen afer veshit tim dhe me thot qetesisht:
“Me fal, te premtoj qe nuk do shkeputemi me bashke, as vete nuk e kuptoj pse e bejm kete gje te dy kur e dime shume mire se sa shume e duam njeri tjertin.” Dhe ajo ishte vertete hera e fundit qe ne ndaheshim nga njeri tjetri. I lumtur edhe pse me drama? Po.
E dini se cfare me pelqente me shume tek ish i dashuri im? Ishte tipik Shkodran i Malesis se Madhe, ose sic e quante ai veten, tipik Kopliks. Nuk i interesonte bota, nuk i interesonte se cfare mendonin njerzit, dhe sa here qe vinte darka dhe ne te dy ishim ne divan duke pare ndonje nga ata filmat romanc-drame sikur te mos na mjaftonte jetet tona qe e ksihim me keq se filmat, Eli fillonte me pyetjen e tij?
“Po sikur ti tregojm botes se kush jemi ne te dy, ta tregojm hapur, te jetojm jeten, tek e fundit do ikim te dy nga shqiperia nje dite, pse ta vrasim mendejn per Shqiperin?”
“Te lutem, mjaft me kete bised, nuk dua qe te behem teme bisede per te tjeret, jemi shume me mire keshtu, nje lidhje komplet large syve te njerzeve, jam me rehat keshtu.”
Dhe kjo bised mbyllej gjithmon me nje tundje koke nga ai duke aprovuar ” mire, si te duash ti” dhe vazhdonim shikonim filmin me ate pyetje qe na verdallosej te dyve ne koke. Filluam te ndertonim jetet tona qetesisht larg syve te njerzeve dhe planifikonim se si te iknim te dy ne Itali perseri, aty ku dhe nisi fillimi yne. Mendonim me shaka martesen dhe femijet, shtepin prej druri, dhe Parisin qe e donim aq shume te dy. Gjeja qetesin e botes kure mbeshtesja koken ne kraharorin e tij, dhe kisha siguri kur mbeshtillesha nga krahet e tij
Ju kujtohet qe ne kohen e pandemis doli nje liber me titullin “Dashuri ne kohe koronavirusi” une nuk e lexova kurre ate liber, mbase per arsyen se do e kuptoj me se mire se cfare do te thuash te duash dike ne kohe pandemie.

Kur Eli me telfonoi me tregon:
“Jam me mire tani, doktoret me kane thene qe ia hodha Covid, dhe pak dite dhe do vij te te perqafoj. Keshtu qe mos u shqeteso me per mua, nisu ne udhetim me shoqet e tua dhe kur te kthehesh mua ketu me ke, dhe do me tregosh si ia kalove.”
Si gjithmon une i besoja Elit verberisht, u nisa ne udhetim me shoqet e mia me date me iden se kur te kthehesha ai do ishte aty sic me tha dhe do i tregoja si kisha kaluar. Ishte nje udhetim shume i bukur, edhe pse qielli ate dite po qante por qe nuk i kushtova rendesi dhe shijova udhetimin. Ishte dat 27.05.2021, rruges per kthim nga udhetimi per ne Tirane, pash thirrje te humbura ne celular dhe nuk i kushtova rendesi, thash me vete kur te zbres nga bus do i telefonoj pas per ti pyetur cfare kishin. Me shiun qe po binte mbi xham, shikoja Story ne Instagram te personave te ndryshem, ahhh sa do doja qe ne ate moment Zoti t’me hiqte shikimin dhe te behesha i verber, mos ta kisha par kurre ate postim. Shikoj ne nje prej Story-t , ishte fotografija e Elit me mbishkrimin siper, “U prefsh ne paqe”
Te gjitha vitet, momentet, sekontat, javet, muajet qe kisha kaluar me te, me kaluan para syve per 1 sekont te vetem. Me ngriu gjaku, nuk leviza as gishtin me te vogel, u bera nje cop akulli i madh i ulur ne sendilen e autobusit, nuk po qaja dot, kisha ngrir, nuk bertisja dot nga dhimbja sepse isha ne vendin e gabuar, me uleriste shpirti brenda, mbeshteta koken ne xham dhe kam vajtuar nen ze, kam vajtuar duke qar me kengen ne sfond te Zubi- Sugar qe ishte ne radion e bus. Pak me tej zbresim per te bere pushimin e rruges, zbres me vrap dhe mshtes koken ne shpatullen e mikeshes time, uleras si nje ujke me sa fuqi kisha, ulerisja fort per te nxjerr jashte ate qe tashme ishte futur brenda shpirtit tim, dhimbjen. Ajo kenga qe e degjova ne radion e bus kur morra vesh lajmin e vdekjes, e kam degjuar gjate 40 diteve te zis time. Ajo ka qene dita qe fatkeqsisht do negelet fotografi ne mendjen time.
E dini cfare, asgje ne kete bote nuk mbush ate cafre nje tjeter ta ka lene. Jam perpjekur qe te mos e tregoja ne sy te te tjereve se sa shume vuaja, qeshja me zor ne sy te miqeve te mi, qeshja me zor kur isha ne pune, qeshja me zor kur isha me familjen time, per te fshehur dhimbjen qe Eli kishte krijuar brenda meje. Sa here qe kthehesha nga varri tij shkoja takoja prinderit dhe vellain e Elit per ti qendruar sado pak afer, uleshim ne tavolin dhe flisnim vetem per te. Nena e tij me kapte nga dora dhe ma shtrengonte forte, duke me thene:
“Ha pak buke Edlir, se ke bere rruge te gjate nga Tirana ne Koplik, po te ishte Eli gjall nuk do i vinte mire qe ti spo ha. Ha pak, sepse i ben mire edhe Elit.”
Pasi mbaronim dreken se ngreni ngjitesha ne katin e dyte te shtepis se Elit bashke me maman e tij dhe pastronim dhomen e gjumit te tij, rregullonim rrobat dhe atletat e Elit. Edhe muret ulerisnin nga dhimbja e vdekjes se tij, e ndejaj se sa shume vuante ajo shtepi tashme qe Eli nuk ishte me gjalle. Kur kthehesha ne Tirane, doja me patjeter te nxirrja dhimbjen diku, te shfryja inatin dhe mllefin qe kisha brenda vetes time, hapja bufen dhe thyeja cfare t’me kapte dora. Hidhja ushqimin ne koshin e plehrave pa e kuptuar pse e beja. Shkarkoja rrobat ng dollapi dhe i hidhja pertoke te gjitha, thyeja cfare te me dilte para, rrija me ore te tera shtrir ne krevat dhe vetem qaja derisa shikoja qe ishte ora 4 e mengjesit. Fillova te mos shoqerohesha me me njeri, te mos dilja si zakonisht, fillova te pija duhan, konsumoja alkol, fillova te mos beja gjerat qe i doja, nuk me shijonte asgje ne kete bote, as buka e as uji. Dhe bashke me vdekjen e ish te dashurit tim, u bashkuan dy sfida te tjera.


Ne Nentor te 2021 Eli mbushte 6 muaj qe ishte larguar nga jeta, dhe ishia duke u pergatitur per perkujtimoren e tij, deri ne momentin kur babi me lajmeron se mami ka dy jave qe eshte me Covid, dhe tashme ishte perkeqsuar dhe eshte vendosur ne izolim bashke me tubat e oksigjenit. Nuk me kishin treguar per shkak te asaj cfare me kishte ndodhur. Ne ate moment kur babi me lajmeroi ne celular isha ne rruge, jam ulur ne trotuar me kembet e bledhura, bertita dhe ngrita syt nga qielli duke i thene Zotit: “Te lutem mos ma merr mamin ashtu si bere me Elin, te lutem mos e bej me mamin, nuk mundem me te perballoj dhimbje, nuk mundem me, boll me morre me njerezit qe dua, boll te lutem.” Nuk e di sa ma degjoi Zoti ate cfare thashe ate dite, por di te them qe beritita me shpirt.
Gjate atyre tre muajve qe mami ishte ne izolim dhe me tuba oksigjeni, kuptova se eshte 100 here me e veshtire te jetosh me friken se tjeter person ka per te te vdekur, ne krahesim me dike qe tashme eshte larguar nga jeta. Zgjohesha c’do mengjes me friken se do merrja nje lajm te keq, shikoja telefonin nese kisha sms, dhe sa here familja me telefononte, dridhesha dhe thosha me vete “Mami vdiq” por ne fakt babi nga ana tjeter e celularit me thoshte:
“Mami vazhdon te jete akoma e izoluar me oksigjen, nuk po permiresohet.” dhe nderkohe e degjoja babin se si qante nen ze per te mos e kuptuar une, por ne fakt e tradhetonte zeri.
Edhe pse nuk me lejonin qe te shkoja ne shtepi sepse kishin frike nese edhe une perfundoja me Covid, nuk mund te duroja dot larg, u nisa fsheurazi tyre per ne Berat, hyra ne shtepi me vrap duke bertitur:
“Maaaa ku je?”
Dhe nga kati i dyte i shtepis degjoj babin qe thot: “Dil, mos u afro Edlir.”
“Dua te shikoj mamin, me ler.”
Me kap nga krahu dhe me nxjerr me vrap jashte.
“Mos u fut ne shtepi Edlir, ngjitu ne ballkon dhe shikoje mamin nga aty, por mos hyr brenda ne dhome.”
Edhe pse nuk doja, ia degjova fjalen babit dhe ngjitem ne ballkon per ta pare mamin nga aty, mbeshtes koken tek parvazi dritares dhe i them:
“Hey ma, si je? Mos fol sepse e di qe nuk flet dot nga oksigjeni, por kam ardhur vetem te te them dicka. Te kujtohet kur ishte me kancer dhe te shoqeroja per te bere kimioterapi para disa viteve? Te lutem mos e hidh posht mundin qe bera per ty, mos hidh posht luften tende qe bere kunder kancerit, mos u dorzo tani, mos me jep nje tjeter dhimbje pas asaj te Elit. Te lutem, lufto me te njejten force sic luftove atehere, sepse une e di se mund t’ja dalesh, e di sepse te kam par vete se sa fort lufton kunder c’do gjeje te lige, te njejten gje bej edhe tani.”
Mami me njeren dore heq oksigjenin nga goja dhe me syt qe i nxorren lot me thot:
“Do e luftoj semundjen vetem per ty, ik tani.”
Kjo ka qene fjalia qe me ka mbajtur me shpres se ajo do ia dilte, derisa pas disa ditesh rezultova vete me Covid. E di cfare thosha gjate asaj kohe?
“Zot nese ke vendosur te marresh dike midis meje dhe mamit, te lutem me merr mua, lere mamin te jetoj.”
E thosha kete fjale c’do nate duke qare, e thosha me shpirt kete fjale sepse nese dicka do ndodhte te ndodhte mbi mua. Sa e sa nete kaluan pa gjume duke qare?! Ulesha ne ballkon dhe i kerkoja ‘hesap’ Zoitit pse mi dhe te gjitha keto sfida njeren me te rend se tjetern, te gjitha brenda nje viti. Kerkoja nje pergjigje nga hici, nje pergjigje qe s’me erdhi kurre, andaj e lash kohen te vazhdonte vete, nuk mundesha me te luftoje me c’do gje qe po ndodhte. Dhe kur c’do kaloi me sukses, atehere per mua kishin kaluar limitet e durimit dhe s’kisha me fuqi per asgje, e leshova veten ne dore te fatit dhe papritur e pash veten time ne depresion.
U kteheva ne Berat tek famija ime, u largova nga rrjetet sociale, u largova nga bota, jam mbyllur ne dhome dhe qaja me denes te madhe duke mos me interesuar me jeta ime. E vetmja gje qe me kujtohet ishte biseda qe degjoja e mamit dhe babit, ” Cfare duhet te bejm me Edlirin, nuk po e merr veten pas gjerave qe ka kaluar?”
Ishte dicka qe e degjoja shpesh neper ambinetet e shtepis por nuk kisha cfare pergjigje te ktheja. Doja te sheptoja nga ajo gjendje, nuk dija se si, nuk dija nga t’ja filloja. Por ishte nje fjali e babait tim qe me beri te kuptoj nga duhet t’ja nis per nje fillim te ri. Ishin oret e para te mengjesit, dhe isha ende zgjuar i mbyllur ne dhomen time duke pire cigare afer dritares, me syt qe i kisha flakerim te kuq prej pagjumesis dhe koka qe me fluturonte kush e di se ku. Babi hap deren, afrohet qetesisht drejt meje dhe me syt qe i kishte te lotuar, me thot:
“Edlir cfare po ben keshtu, po shkaterron veten tende dhe asgje nuk ke per te rregulluar me kete gjendje qe e ke futur veten .”
E dija qe kjo nuk ishte rruga e duhur, dhe dicka duhet te beja per tu rikthyer ai qe isha dikur, ose edhe me i forte.
Nisa nje terapi me nje psikologe, ishte zgjidhja me e mire per mua asaj kohe. Fillova te beja stervitje, te meditoja ne ambient te qete, shetisja ne natyre, fillova te lexoja perseri romanet e mia te preferuar, gatuaja me mamin darken, shikoja filma komedi, dhe u riktheva perseri ne univeritet. Dhe te gjitha keto nuk u bene sa hap e mbyll syt, por mu deshen muaj te vija ne vete. Kuptova dicka nga ai Edliri qe ne ato shpatuallat e vogla, i kane mbajtur pesha te rrenda, dhe e dini se cfare kuptova, lejomeni t’ua u tregoj:

“Atehere, imagjinoni nëse do të merrnit ç’do gje që donit në ç’do moment. Pa vështirësi, pa punë të forte, pa sfida. Disa mund të thonë se kjo gjë do të ishte fantastike. Mirëpo ju do të ishit të dobet dhe, kur diçka e rëndë të kalonte në jetën tuaj, ju nuk do të dinit se si ta përballonit, sepse nuk keni kaluar asnjëherë nëpër diçka që do t’ju forconte.
Nuk mund të rritesh pa vështiresi. Dhe kete gje jeta ime ma ka treguar me se miri. Nuk mund të forcohesh pa rezistuar ndaj diçkaje të fortë, pa e sfiduar veten, pa vështirësi. Dhimbja është miku juaj, te pelqen apo jo ty. Ndoshta jo për momentin, por për evolucionin e shpirtit tend, për përfitime afatgjata, per të qenë më të fortë, dhimbja është miku juaj.
Nëse nuk keni pasur dështime, nëse nuk keni pasur vështirësi, nëse nuk keni pasur zhgënjime, nuk keni për të pasur fuqi, kurajo dhe mëshire, une i kam pasur keto ne jeten time. Këto cilësi sigurohen nga dhimbja dhe vështirësitë. Ju është dhënë dhimbje, sepse jeni mjaftueshëm të fortë për ta përballuar, dhe jam i bindur qe jam. Ju është dhënë kjo jetë, sepse jeni mjaftueshëm të fortë për ta jetuar, sepse jeni mjaftueshëm të fortë për të udhëtur përmes saj dhe për të frymëzuar të tjeret. Une ndosha nuk mund te te frymezoj ty, por shpresoj te jap nje mesazh per te gjithe ju. Dhe nese une e arrij te jap kete mesazh, ju do shikoni drejt meje dhe do thoni “Ai ia doli. Edhe unë e kam fuqinë t’ia dal mbanë” dhe me beso qe e ke, sepse ne ditet e mija me te keqija une i thosha vetes qe nuk e kisha ate fuqi, por ja qe kam.
Ndaj besoni se jeni më të fortë nga sa mendoni. I keni mbijetuar çdo sfide deri tani dhe keni për t’i mbijetuar çdo gjëje që ju vjen. Por herën e ardhshme që do të përballeni me dhimbjen, dua të kuptoni se ajo ju jepet për një arsye, për një mësim. Dhe une e kam marre tashme mesimin nga dhimbja ime. Mund t’ju jepet për t’ju bërë më të fortë, për t’ju bërë më të duruar, për të treguar shpirtin tuaj tek të tjerët. Ekziston përherë një arsye, kështu që mos hiqni dorë ashtu sic edhe une bera. Keni një qëllim në këtë botë dhe keni për ta gjetur, vetëm nëse vazhdoni të ecni dhe vazhdoni të rriteni.
Vështirësitë tuaja janë një pjesë e historisë suaj. Vështirësitë tuaja ju kanë bërë personat që jeni sot. Vështirësitë tuaja janë jeta juaj. Vështirësitë tuaja janë dhurata për ju. Disa njerëz i shohin vështirësitë si diçka të keqe, por ato do të jenë dhurata që bota do t’i dashurojë dhe besoj sic do bejn me timen. Askush nuk do të dëgjojë historinë e dikujt që ju dha gjithçka nga hici. Njerëzit duan të dëgjojnë historitë e meshkujve dhe femrave që përballuan dhimbjet dhe i kthyen vështirësitë në një dhuratë, dhe une jam i bindur qe e arrita kete.
Doni që njerëzit të ndiejnë keqardhje për ju, apo doni që njerëzit të shohin drejt jush? A doni të jeni legjenda? Sepse legjendat lindin në oborrin e vështirësive. Frika është si një film plot fantazi, por realiteti është një vështirësi, kështu që merrini vështirësitë dhe ndryshojeni realitetin tuaj. Sa herë keni menduar se vështirësitë po ju pengonin të ecnit përpara, aq herë do të kuptoni se në fakt, ato po ju jepnin fuqinë të ecnit përpara. Mjaft me nënkuptimet. Mjaft me fajësimin e të tjerëve për problemet që keni në jetët tuaja. Dhe keto fjale po i thot nje 22 vjecar qe ia doli mbane”

Ja pra kete qe thash me siper, kete kuptova nga ai Edliri vjeter, te shijoj jeten time, te plotesoj deshirat e mia, te bej ate qe dua dhe te kem ate qe dua ne nje te ardhme, partnerin dhe femijet e mi, familjen time ate per te cilen askush nuk mund ta mohoj. As mua dhe as ty.. Ndoshta mu desh nje kohe e gjate qe te bindesha qe duhet te jetoj per kete qe jam pa u fshehur nga askush, por ja qe nuk jam vone, dhe e dini cila eshte gjeja me e bukur e kesaj , ajo qe permenda me siper, mbeshtetja e familjes time, kjo me jep fuqin qe t’ia dal mban c’do gjeje. Eli kishte te drejte, duhet te jetoj per kete qe jam dhe kete do bej nga sot e ne vazhdim. Jam gay, edhe? Me jepni nje pergjigje per kete, edhe? Une nuk kam pergjigje per kete gje. E dini pse, sepse ky jam une dhe kjo eshte jeta ime. Pushoni te gjithe, askush te mos flase, mjaft keni folur per kete gje, mjafte keni mbajtur ligjerata e propaganda per kete gje. Asgje nuk me intereson nga sot. Sepse une jam njeri me fat, pavaresisht se perjetova humbje, semundje, sfida me veten, gjykimi ndaj vetes, depresionin, lufta dhe mundi qe te rikthehem perseri ky qe jam, perseri e quaj veten me fat dhe asgje nuk do ndryshoja nga kjo jeta ime qe eshte si nje top lemshi i koklavitur sepse perjetova dashurin, ate te verteten, dashurin qe me bente t’me shkelqenin syt, dashurin qe me bente te ndihesha i sigurt ne krahet e tij, ajo dashuria qe me dilte zemra vendit kur kisha perballe njerut qe doja, ajo dashuria e fuqishme qe te ben te dridhesh nga emocionet, perjetova dashurin qe shume te tjere e kerkojn ndersa une e perjetova, e preka, e shijova. Shume te tjere jetojn nje jete te gjate, por me kot nuk bejne ate qe duhet bere, te dashurojn. Eli jetoi shkurt, por jetoi vrullshem dhe la shenje ne jeten e tij, ne jeten time dhe dha nje mesazh per te gjithe ne. Besoj se mesazhin e keni marre, te gjithe ju qe po lexoni kete histori.
Do me beni nje premtim? Jetoni jeten tuaj, per te ate qe jeni dhe pa pasur frike nga gjykimi. Pune e madhe se humbet nja dy shok e shoqe se u treguat qe jeni gay, edhe? Me mire qe i humbet, nuk ju kane dashur per ate qe jeni por per ate qe ata kane dashur. Une morra nje mesim te mire nga vdekja e ish te dashurit tim, jeta qenka shume e shkurter per tu shqetesuar per te tjetret, duhet te shqetesohemi per veten sa nuk eshte vone. Kapeni ne kohe jeten tuaj pa ju ikur.
Kam edhe shume 22 vite te tjera per te jetuar, por tashme kam busullen e duhur per ti jetuar ashtu si duhet. Jam i bindur qe jeta me ka rezervuar shume gjera te tjera, ndoshta nje dashuri te re, ndoshta nje vend te ri ndoshta nje sukses qe duhet ta prek, per asgje nuk jam i sigurt, por per nje gje jam i bindur:
“Te gjitha veshtiresit dhe ditet e keqija do i fus ne nje shishe bosh, do e vulos tapen mire dhe do e hedh shume larg ne det.”
Kete gje bej edhe ti, ke nje jete per te jetuar qe s’ta ka falur askush. Perqafoje jeten tende dhe luaji fene sa ke mundesi pa e car trapin per asnje.
Dhe si perfundim, kam tre keshilla per ju:
“Mos e gjyko veten tende per asgje.”
“Fale veten tende per gjithcka qe ke bere.”
“Mos u krahaso me te tjeret, sepse rrugetimi yt eshte unik.”

I sinqert dhe me i vertete se kurre me pare…
Edliri


Fund



22 vitet e Edlirit

16 Comments

  1. Leo

    I think what you have been through shaped you to enjoy the great things the future has in store! A great journey, full of emotions, what’s called living. Beautifully written!

  2. Serxhio Kamberi

    Credo che sia l’auto biografia più bella e commovente che abbia mai letto! Ti conosco solo attraverso i social ma mi è bastato a capire la persona pura, forte e coraggiosa che sei! Ho sofferto pure io solo a leggere tutto ciò, ma ho terminato la lettura asciugandomi le lacrime e con un gran sorriso . Mi hai trasmesso tanta forza. Sei un ragazzo esempio e grazie per il messaggio che stai dando.
    Buona fortuna per tutto!🤞🏻

  3. Marsiano

    Me ke rrenqethur mishin dhe ende I kam syte mbushur me lot, nje histori vertet e dhimbshme sidomos pjesa kur tu semur mami, me kujtoi mamin tim qe nuk ja doli dot luftes se kancerit dhe e mori te re ne moshe. Te perqafoj dhe te them te behesh I forte ne jete!

Leave a Reply

Your email address will not be published.